Gjatë këtij udhëtimi prej një ore, çifti do të kalojë disa minuta në kushtet e humbjes së peshës. Edhe tre të ftuar të tjerë mund të hypin në anije për të marrë pjesë në ceremoninë e dasmës.
Formalitetet e ceremonisë së martesës do të zhvillohen përpara ngritjes së anijes kozmike, me qëllim që çiftet pasi të kenë thënë "po" të mund ta kalojnë pjesën më të madhe të udhëtimit duke soditur konturet e tokës.
First Advantage do t'i administrojë këto udhëtime me ndërmarrjen amerikane Rocket Plane, që do t'i ngrejë anijet nga një aeroport privat në Oklahoma (qendër e SHBA-së).
Edhe pse e lançon këtë ofertë në Japoni, "First Advantage" mendon se do t'i marrë kërkesat kryesore nga ana e pasanikëve kinezë dhe arabët e Gjirit Persik. Ajo konfirmoi se ka marrë kërkesa nga klientë të interesuar madje përpara se të hapeshin rezervimet.
Turizmi hapësinor po zhvillohet duke kryer disa udhëtime që pas udhëtarit të parë në hapësirë, milionerit amerikan Dennis Tito, që i pagoi 20 milionë dollarë agjencisë hapësinore ruse për një udhëtim vajtje-ardhje në hapësirë në 2001.
Nga Gazeta Shekulli