Masakra e betonit ne Parkun e Liqenit Pamjet me te fundit

Masakra e betonit në Parkun e Liqenit  Pamjet më të fundit

Më poshtë janë fotot më të fundit që ka siguruar exit.al nga ecuria e punimeve në Park. Ato dëshmojnë se i ashtuquajturi "kënd lojrash" është një vepër masive betoni që nuk ka asnjë lidhje me natyrën dhe me argëtimin e fëmijëve në natyrë.

Një nga justifikimet kryesore të Bashkisë Tiranë për ndërtimin e këndit të lojrave në Parkun e Liqenit ishte se ajo donte t'i nxirrte fëmijët nga qendrat tregtare në natyrë. Por ajo që po bën, në të vërtetë Bashkia, është imitimi në natyrë infrastrukturës së një qendre tregtare.

Parku i Liqenit do jetë, ndoshta, i vetmi park në botë ku fëmijëve nuk u ofrohet asnjë mundësi të lozin nëpër pemë--në vend të ngjitjes dhe kacavjerrjes në pemë, Bashkia po u ndërton fëmijëve në mes të pemëve një mur gjigand betoni ku të kacavirren.

Në vend të lojrave në bar dhe terrenin e parkut, Bashkia ka vendosur t'u ndërtojë fëmijëve fusha basketbolli dhe tavolina pingpongu duke shkatërruar gjelbërimin dhe relievin natyral.

Në mënyrë akoma më të pakuptimtë, në vend t'u mundësojë fëmijëve të vrapojnë dhe luajnë në natyrë, Bashkia ka vendosur të ndërtojë, në mes të parkutnjë, një tren gjigand elektrik për të sjellë fëmijët vërdallë, madje me pagesë.

7cda1309-5818-4252-bc92-3a7384b88580_logo499da2c1-cb14-4c95-be13-8d4d31e2bd0b_logo3192118a-f117-4c9d-817b-44c9d360382d_logoaa665fc4-14fa-4b44-b6a1-6da5c62270ed_logoa2bbcd1f-3729-4741-a481-9255c9fae272_logob9064e1c-152b-4439-9d95-60066e3c7faa_logoc028b4bb-9102-4cac-822a-92d529c7798d_logoc78d742d-06b3-4ad5-b485-72d3d99b79a1_logo


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama