Masakra ne France/ UEFA mban nje minute heshtje per 84 viktimat

Masakra në Francë/ UEFA mban një minutë heshtje për 84 viktimat

UEFA ka lajmëruar se do të mbajë një minutë heshtje për masakrën që u shënua një natë më parë në Francë, kur një kamion mori para turmën gjatë festimeve të Ditës së Bastijës.

2391483_w2Ngjarja shënoi 84 viktima mbrëmë në Nicë gjatë hedhjes së fishekëzjarreve. Sipas autoritevete, drejtuesi i kamionit u ekzekutua pas ngjarjes. Ai ishte një 31-vjeçar franko-tunizian dhe identiteti i tij përputhej me dokumentet e kamionit.

franca

Ndërkohë, sot paradite UEFA njofton se në turin e tretë paraeliminator të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Europës, skuadrat do të mbajnë nga një minutë heshtje në solidaritet për viktimat dhe shtetit të Francës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama