Edhe nje here si perhere
Ende vazhdojne masakrat ne vendin helen. Nje ngjarje teper e rende dhe e frikshme ka shokuar emigracionin shqiptar dhe mbare opinionin vendas, qe tashme ka tejkaluar çdo imagjinate dhe fantazi njerezore. Nje veprim i karakterit nazist ne qytetin Hania te ishullit Krete, ka çuar ne spital nje 35-vjeçar shqiptar qe ne keto momente po lufton me vdekjen ne saj te kujdesit te mjekeve vendas. Disa vendas kane masakruar nje shqiptar per ta pjekur ne hell te gjalle, duke bere sehir thirrjet dhe perpelitjet nga dhimbjet e tmerrshme. Edhe nje veprim tjeter nazist ne Krete shton listen orguzeze te viktimave tona ne Greqi, qe per momentin eshte kthyer nje nga vendet me armike te shqiptareve, perballe mungeses politike greke. Edhe nje here tjeter, si gjithnje viktima te veprimeve çnjerezore jane perseri emigrantet shqiptare, te pambrojtur nga asnje ligj dhe nga asnje qeveri. Dhuna dhe masakrat kundra shqiptareve perbejne nje realitet qe askush me gojen plot nuk mund ta mohoje.eshte absurde, po edhe per te ardhur keq per njerez normale e me logjike njerezore qe ne Greqi me dekret presidencial te vitit 1991, u jepet e drejta autoriteteve vendore qe te vrasin çdo kafshe qe vjen nga Shqiperia.
Kuajt apo mushkat qe kalojne kufirin grek te ardhur nga Shqiperia vriten ne menyre barbare dhe groposen ende pa u dale fryma mire (me gjate ne numrin e ardhshem).Edhe pse po jetojme ne shekullin 21, Greqia nepermjet nje politike antishqiptare u ka dhene terren organizatave raciste dhe naziste te veprojne si te duan dhe kur te duan me emigrantet shqiptare, te ushtrojne dhune, te torturojne dhe te vrasin sa here qe keta te fundit deshirojne te kryejne veprime te tilla ne ambiente publike.Deri me sot asnje politikan grek nuk ka dale qe te denoje kete akt barbar. Pothuajse e gjithe media vendase, perjashto gazeten “Espresso” ka ngritur ne faqe te pare kete barbarizem te papare ndonjehere te kryer nga njeriu ndaj njeriut. Jam i sigurt se edhe ky veprim çnjerezor do te kaloje ne heshtje si nga qeveria greke po edhe nga ajo shqiptare. Qeveria shqiptare ne te gjitha rastet ka dale e humbur ne mbrojtje te te drejtave te emigranteve te saj.
Mjeket: Nuk eshte aksident, por dhunim...
Sipas gazetes “Espresso” 28/04/2010, ngjarja tragjike ka ndodhur te premten e kaluar kur 35-vjeçari eshte shtruar ne spitalin e qytetit te Hanias me dhimbje te tmerrshme ne trup, e sidomos ne organet e brendshme te trupit. Mjeket vune re se jeta e te riut shqiptar kishte te bente me rrezikun per jeten dhe per kete bejne kontrollet e çastit. Por, mjeket te habitur gjate kontrollit vene re se brenda ne trup gjendej ende nje cope dru (bisht fshese) qe kishte prekur dhe organet e brendshme. Pa humbur kohe fillojne operacionin per te hequr bishtin e fshese) qe i kishin futur nga pas.Ne fillim viktima nga turpi ka tentuar te genjeje se ishte rrezuar ne banje, por me pas doli se disa vendas i kishin futur shkopin nga pas per ta pjekur te gjalle ne hell.Drejtori i spitalit ne Hania per gazeten “Espresso”, Jorgo Arkodakias eshte shprehur se asnje lendim apo plagosje ne banje apo kudo nuk mund te sjelle ne kete gjendje kaq te rende e rrezik per jete viktimen. eshte e qarte se behet fjale per nje dhunim te qellimshem dhe jo per nje aksident çasti.
Policia ka filluar hetimet
Policia vendore ka filluar menjehere hetimet duke pranuar paraprakisht dy skenare te mundshem per dhunim. Skenari i pare ben fjale se mos 35-vjeçari eshte masakruar nga te afermit e te dashures se tij, ndersa skenari i dyte nxjerr ne drite keqtrajtim apo masakrim nga nje hakmarrje nga patriotet e tij per arsye ekonomike.Sipas Drejtorit te Policise se qytetit ne Hania, z. Pantelis Murtzanoz, procesi po hetohet nga te gjitha drejtimet. E sigurt eshte se po kerkojme çdo burim per te gjetur fillimin e procesit.
Hania, qyteti ku sterviten nazistet
Policia ben sikur nuk di gje qe qyteti Hania i Kretes eshte shkolla ku sterviten nazistet greke, eshte vendi ne te cilen po nuk u moren masa te shpejta, ne te ardhmen do te jete nje problem jo vetem per vete Greqine, por edhe per vendet e tjera te Ballkanit. Drejtuesit e sotem te shkolles naziste te ketij qyteti jane stervitur me pare ne shkollat paralele ne Rusi. Sot nazizmi i ri ne Greqi po perjeton lavdine me te madhe, duke djegur shtepi e qendra kulturore te emigranteve, duke masakruar mesues vendas pse u mesojne femijeve te emigranteve gjuhen greke dhe ate amtare...
Shqiperia me aktive ne mbrojtje te shqiptareve
Greqia gjate 20 vjeteve te emigracionit shqiptar ne kete vend dha shembullin me te keq ne trajtimin e emigranteve shqiptare. Politika shoviniste dhe antishqiptare qe ka mberthyer prej vitesh kete vend beri qe populli yne ta paguaje emigracionin me shtrenjte se çdo vend tjeter ne bote. Jo pak, por 149 emigrante shqiptare kane lene jeten ne parajsen greke, vetem e veten pse ishin shqiptare. Me dhjetera te tjere jane zhdukur e varrosur pa lene gjurme. Nje ushtri e tere sakatesh shqiptare eshte ngritur vitet e emigracionit nga masakrimet e racizmit te policise vendase. Asnje te denuar per masakrimet dhe keqtrajtimet, asnje i denuar per vrasje. Asnje reagim nga politika greke. Por deri kur do te vazhdoje qe te heshte shteti shqiptar per mbrojtjen e emigranteve te tij?...