Masat antikorrupsion diskutohen me eksperte dhe perfaqesues te Shoqerise Civile ne Korce

Korce reforma ne drejtesiKorçë, 20 Nëntor /ATSH/ -Në kuadër të Reformës në Sistemin e Drejtësisë, u zhvillua sot në Korçë tryeza rajonale për prezantimin dhe konsultimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese me gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të shoqërisë civile të pranishëm në këtë veprimtari.

Duke folur për masat antikorrusion që do të ndërmerren me ndryshimet kushtetuese, prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Enrik Ligori theksoi se me ndryshimet që janë paraqitur nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, synohet ngritja e një strukture që do të mundësojë hetimin e zyrtarëve të lartë e cila duhet garantuar me Kushtetutë.

"Përsa i përket kompetencës, kjo do të jetë një kompetencë të rëndësishme pasi targeti i kësaj zyra do të jenë zyrtarët e lartë dhe sipas ligjit do të përcaktohet targeti ku do të përfshihen edhe prokurorët, gjyqtarët për krimet e tyre lidhur me veprat e korrupsionit", tha Ligori.img_4173

Në fjalën e tij, ai sqaroi edhe çështjen e pavarësisë së institucionit të prokurorit. "Së pari është theksuar pavarësia e prokurorit. Prokurori duhet të jetë i pavarur dhe i lirë. Qëndrueshmëria në detyrë për 10 vjet mendojmë se është një kohë shumë e mirë për të bërë punën e tyre. Për të kandiduar kërkohen kandidatura të posaçme", tha Ligori i cili shtoi se Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë statusin e policisë gjyqësore.

"Krijimi i zyrës së SPAK të krijojë mundësi reale për të hetuar, por edhe nga ana tjetër për t'u hetuar. Mekanizmi funksionin në mënyrë të tillë që edhe këta mund të kontrollohen. Target i saj do të jenë hetimet e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe me shfuqizimet e juridiksionit fillestar të Gjykatës së Lartë ka mundësi që edhe ministrat, edhe deputetët të jenë pjesë e hetimit të saj", tha ai.

/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama