Policia e Korçës ka angazhuar rreth 440 efektivë për ruajtjen e sigurisë në ndeshjen Skënderbeu-Partizani që do të luhet sonte në orën 19:00.
Në një njoftim për mediat të publikuar pak orë para fillimit të takimit, policia u bën thirrje dy tifozërive që të shmangin incidentet.
Masa e policisë së Korçës publikohen pak kohë pas disa incidenteve që u shënua pranë stadiumit "Skënderbeu" ku do të zhvillohet ndeshja.
Njoftimi i plotë i Policisë:
"Masa për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv për ndeshjen e futbollit Skënderbeu- Partizani që do luhet në orën 19.00 të datës 13.05.2016.
Rreth 440 punonjës policie të angazhuar për të garantuar rendin gjatë aktivitetit.
320 punonjës policie nga strukturat e policisë që operojnë në qarkun Korçë dhe rreth 120 punonjës policie të FNSH-së.
Policia e Korçës e mbështetur nga disa grupe të FNSh-së Tiranë kanë marrë nje sërë masash për të garantuar rendin.
Të gjitha lokalet rreth stadiumit do jenë të mbyllura deri në përfundim të aktivitetit.
Janë rritur patrullimet në qytet me qëllim mbajtien në kontroll të dy tifozerive.
Janë marrë masa për shoqërimin e skuadrave, të albitrave si dhe të tifozëve të skuadrës mike.
Policia e Korçës iu bën thirrje të dy tifozërive që të tregojnë qytetari e të kontribuojnë në mbarëvajtien e këtij aktiviteti futbollistik.
Policia e Korçës është e vendosur për të ndëshkuar cilindo që do tentojë të prish rendin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit".