Masazhi lehteson dhimbjen nga artriti

Masazhi lehteson dhimbjen nga artriti
Dihet se barnat lehtësojnë vuajtjet nga artriti, mirëpo kohët e fundit, ekspertët këshillojnë që të konsiderohet edhe një masazh i lehtë si pjesë e lehtësimit të dhimbjes. Fondacioni amerikan për të sëmurët nga artriti rekomandon masazhin, mirëpo me kujdes të madh. Parimisht duhet të jeni më të butë ndaj vendit të sëmurë. Nëse gjatë masazhit ndjeni dhimbje të fuqishme në një vend të caktuar, atëherë ndërpritni masazhin ose zbuteni lëvizjen e dorës që bën masazh, transmeton MIA.

Dy teknika të cilat rekomandohen janë “shtypje-shpim”, në fakt shtypje ndaj muskulit të dhimbshëm me anë të gishtit të madh dhe gishtave të tjerë. Edhe pse është e njëtrajtshme, kjo lëvizje relakson, mirëpo nuk duhet ngjeshur të njëjtin vend më gjatë se 15-20 sekonda. Metoda tjetër është “përkëdhelja” me shtypje të vazhdueshme, në fakt kalimi nga muskuli në muskul me lëvizje të ngadalshme, duke e përsëritur vazhdimisht. Provoni se cili nivel i shtypjes ju konvenon.

Shumëkush përdor gel me mentol, i cili ftoh lëkurën dhe iu “konvenon” nyjave që dhembin. Nëse përdorni preparat që vepron me ftohje, atëherë pas masazhit duhet ta lani mirë pjesën e trajtuar. Vetëm pasi ta keni larë mirë lëkurën e masazhuar, atëherë mund ta ekspozoni atë ndaj ndonjë burimi të nxehtësisë. Nëse vendosni të shkoni te masazherët profesionistë, atëherë të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e personit të duhur


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama