Matematika femrat te zgjuara njesoj sa meshkujt

Matematika, femrat të zgjuara njësoj sa meshkujt

Përfundimi është frut i një studimi të disa kërkuesve të Universitetit të Wisconsin në Madison dhe në California, Berkeley, të publikuar në “Science”, revistë shkencore amerikane Kërkuesit morën në provim notat dhe zgjedhjet universitare të 7 milionë studentëve, në 10 shtete të botës, duke filluar që nga klasa e dytë fillore deri në arsimin e lartë. Vajzat e diplomuara në lëndë shkencore përbëjnë 48% të totalit të gjithë studentëve.

Hulumtimi mbi të dhënat e tyre tregoi se studentet janë shumë të zonjat, aq sa kolegët e tyre meshkuj, edhe kur bëhet fjalë për të zgjidhur probleme matematike shumë të ndërlikuar dhe me gradë vështirësie të lartë. Të dhënat sipas viteve rrotulloheshin reth të njëjtit përfundim. Asnjë diferencë në vlerësimin e marrë në matematikë që lidhej me gjininë, pra nëse bëhej fjalë për femër apo mashkull.

Gazeta: Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama