Lotar Mateus nuk do të kujtohet më si lojtari më i vjetër në fushë që ka luajtur në finalet e një Europiani. Rekordi që mbahej nga gjermani u thye sot nga portieri i Hungarisë, Kirali.
Mateus mbante rekordin e lojtarit më të vjetër me 39 vite dhe 91 ditë, ndërsa gardiani hungarez zbriti sot në fushë në ndeshjen ndaj Austrisë me moshën 40 vite e 74 ditë.
Ndeshja e fundit e luajtur nga Mateus në Europian ishte në korrikun e vitit 2000, kur Gjermania mundej 3-0 nga Portugalia.
Hungaria luan pasditen e së martës ndaj Austrisë, në takimin e parë finalist për "Euro 2016". Mbrojtësi ekstrem Kirali pasi shkeli fushën vendosi edhe rekordin e ri.