Matura Shteterore kater mesuese ne pranga per ryshfet

Matura Shteterore, kater mesuese ne pranga per ryshfet
Hije të tjera dyshimi për administrimin e Maturës Shtetërore. Pas akuzave të sotme të përfaqësuesve të Parlamentit Rinor për kopjim gjatë provimit të lëndëve me zgjedhje,  nëpërmjet përdorimit të telefonave celularë dhe internetit, policia e kryeqytetit ka arrestuar katër mësues të një shkolle të mesme, nën akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Mësohet se katër mësues të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamzë, janë arrestuar nga njësia anti-korrupsion në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se në pranga kanë përfunduar mësueset: Nevila Fiku, Arjana Metalia, Klodjana Koka dhe Fatbardha Mahmutaj.

Sipas të dhënave të bluve të kryeqytetit, këto mësuese kërkonin 200-250 euro për të plotësuar tezën e provimit. Mësueset siguronin çelsin e përgjigjeve të testit dhe më pas shpërndanin përgjigjet me sms tek prindërit e nxënësve që u kishin dhënë ryshfet. Hetimet kanë nisur pas zhvillimit të provimit të Letërsisë, testit të parë të Maturës Shtetërore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama