Maturantet ankohen per llogaritjen e pikeve nga APRIAL

Maturantet ankohen per llogaritjen e pikeve nga APRIAL
Regjistrimet shoqerohen me pakenaqesi. Leter me shkrim, drejtorite arsimore te rillogarisin piket

Fill pas shpalljes se listave paraprake te fituesve, universitetet kane çelur procesin e regjistrimeve. Sipas nje udhezimi te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, studentet e rinj do te kene vetem 5 dite kohe per t’u regjistruar, ne rast te kundert ata jane te rrezikuar te humbasin te drejten per te ndjekur arsimin e larte. Regjistrimet kane nisur paraditen e se merkures dhe pritet te perfundojne me date 19 shtator, te dielen. Kjo do te thote qe dyert e sekretarive te fakulteteve do te jene te hapura edhe gjate fundjaves, ne menyre qe ky proces te vazhdoje normalisht. Edhe nese ndodh qe nje kandidat per student te kete fituar ne njeren prej degeve te cilen nuk e ka shume te preferuar, sipas MASH-it ai eshte i detyruar te beje regjistrimin prane fakultetit perkates, brenda dates 19 shtator. Ndryshe, ai vend do te mbetet bosh, por qe do te zevendesohet gjate shpalljes se listes se dyte, asaj te ndermjetme.
Shqetesimi

Nga ana tjeter, shpallja e kandidateve fitues eshte shoqeruar edhe nga pakenaqesi. Ka nga ata qe thone se piket e afishuara nuk jane mbledhur siç duhet, te tjere mendojne se eshte abuzuar me elementin e tyre te identifikimit. Ndersa Ministria e Arsimit dhe e Shkences ne nje reagim zyrtar ka perjashtuar mundesine e gabimeve gjate perllogaritjes elektronike te pikeve. Sipas specialisteve te MASH-it, gjithçka eshte bere mbi bazen e rezultateve te marra nga çdo maturant dhe preferencave te shenuara prej tij.

Megjithate, krahas kesaj deklarate, Ministria e Arsimit eshte treguar e gatshme te mireprese ankesat e kandidateve per studente, qe kane shprehur pakenaqesi te tilla. Specialistet e arsimit u kane bere thirrje te rinjve t’i drejtohen me shkrim drejtorive arsimore. Ndersa per ata qe nuk gjejne numrin e identifikimit ne lista, MASH-i pohon se nuk jane fitues te asnjeres prej 10 degeve te perzgjedhura. E megjithate specialistet keshillojne te rinjte te mos shqetesohen, sepse per ta do te krijohet nje shans i dyte.

Kjo do te thote qe ata duhet te presin afishimin e dy listave te tjera, sepse mund te ndodhe qe numri i tyre identifikues te shfaqet ne ndonjeren prej tyre.
Fazat

Pas 19 shtatorit, date kur do te perfundojne regjistrimet per fituesit e pare qe do te pranohen ne universitetet e vendit, pritet te afishohet lista e dyte e fituesve. Praktika qe do te ndiqet gjate perzgjedhjes se fituesve do te jete zevendesimi i vendeve vakante, duke bere spostimin e numrave te identifikimit qe ndodhen disa pike me poshte sesa vendet qe kane mbetur bosh. Pra, percaktimi i emrave do te behet duke plotesuar kuotat e mbetura bosh qe numerohen ne fakultete te ndryshme.
Menjehere pas shpalljes se rezultateve te dyta, ose ndryshe listes se ndermjetme, do te fillojne regjistrimet e dyta, te cilat do te zgjasin plot 5 dite.

Lista e trete dhe perfundimtare do te shpallet pas kesaj te dytes, por kjo do te behet e mundur vetem ne rast se edhe gjate listimit te numrave te identifikimit do te konstatohen perseri vende boshe.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama