Për 40 mijë maturantët e sivjetshëm nuk ka më regjistrim manual, por vetëm nëpërmjet internetit. Ministria e Arsimit ka hapur regjistrimet për dy provimet me zgjedhje ose siç njihet ndryshe formulari A1. Procesi ka filluar me rrethin e Tiranës. Drejtues te agjencisë së provimeve tregojnë hapat, që duhet të ndjekin maturantët për të dërguar pa gabime të dhënat e tyre për dy provimet me zgjedhje dhe atë të gjuhës së huaj.
Faqja e parë që duhet te hapin është portali qeveritar ku çdo maturant duhet të hedhë me saktësi të dhënat personale, numrin e kartës së identitetit dhe dy lëndët që ka vendosur të japë provim me zgjedhje. Hapi i dytë dhe më i rëndësishëm është faqja e maturës shtetërore, e cila plotësohet nga kandidatët nën mbikëqyrjen e mësuesve dhe
Plotësimi i formularit A1 do të zgjasë deri ne datën 31 mars, ku dy ditë do t’i lihen korrigjimeve në rast gabimesh nga kandidatët. Provimet me zgjedhje përcaktojnë orientimin dhe profilin e kandidatëve për në shkollë të lartë. Specialistët e ministrisë kujtojnë maturantet të bëjnë kujdes edhe me drejtshkrimin duke shkruar saktë germat ë dhe ç.