Një ditë pas humbjes që Shqipëria pësoi ndaj Francës në Marsejë, mbrojtësi Mërgim Mavraj falënderon tifozërinë shqiptare për mbështetjen që i rezervoi Kombëtares në finalen e Europianit.
Kur dukje se ndeshja ishte pranë përfundimit me rezultatin e bardhë 0-0, kuqezinjtë pësuan dy gola të realizuara në minutat shtesë të pjesës së dytë nga Grizman dhe Pajet.
Në një koment të publikuar pasditen e së enjtes në profilin e tij në rrjetin social "Facebook", Mavraj flet për emocione të veçanta që mori nga tifozët kuqezinj.
"Uuhhh çfarë emocionesh na keni dhuruar... Lumturi e jashtëzakonshme teksa shikoje stadiumin kuqezi. Krenar për kombin shqiptar",-thotë mbrojtësi.
Mavraj zhvilloi një ndeshje pozitive një natë më parë duke u vlerësuar me notën 7 për atë që dha në fushë ndaj "gjelave".