Pak ditë pas takimit zyrtar që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me kombëtaren shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj, duket se nuk e fsheh dëshirën e tij për t'u bërë një ditë politikan.
Mbrojtësi ka publikuar së fundmi një foto nga podiumi i Kryeministrisë duke "hedhur kandidaturën" për kreun e qeverisë.
"O popull, jam gati për zgjedhjet e ardhshme",-shkruan ai, ndërsa me humor shton që të votohet numri 15, numër të cilin mban mbi fanellën e Kombëtares.