Mavraj komenton favoritet ne grup Pse nuk shkoj te Kosova

Mavraj komenton favoritët në grup: Pse nuk shkoj te Kosova

Mërgim Mavraj nuk e mendon largimin nga Shqipëria dhe përfaqësimin me Kombëtaren e Kosovës pas përfundimit të kampionatit europian.

Lojtari-i-ekipit-Kombetar-Shqiptar-Mergim-MavrajGjatë një interviste për revistën gjermane "Kicker", Mavraj konfirmoi se e ndien detyrim moral ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për të vazhduar karrierën me fanellën kuqezi.

Mbrojtësi ndihet optimist për paraqitjen e Kombëtares në Europian, në një kohë që jep edhe mendimin e tij për favoritët në Grupin A. "Gabimi më i madh i rivalëve është të na nënvlerësojnë. Kemi besim të madh te vetja dhe forca e skuadrës.

Po punojmë intensivisht për të luajtur rol parësor në Europian. Franca është favorite në grup, ndërsa Zvicra nuk është më aq e fortë sa ishte me trajnerin Hicfeld", ka thënë fillimisht Mavraj.

I pyetur për temën e Kombëtares së Kosovës, pas pranimit të kësaj të fundit në UEFA dhe FIFA, Mavraj foli i bindur për zgjedhjen që do të bëjë në vazhdimësi.

"Gjenerata pas nesh ka për të vendosur të luajë për Kosovën. Personalisht pas 10 vitesh do të luaja për Kosovën dhe jo Shqipërinë.

Në situatën aktuale, nuk e mendoj aspak afrimin te Kombëtarja e Kosovës. Kjo është edhe kundrejt mirënjohjes dhe detyrimit moral që unë kam ndaj FSHF-së.

Dëshira ime e madhe është që këto kombëtare të luajnë në një simbol kombëtar, ashtu siç ka qenë gjithë kohës", ka përfunduar Mavraj.

Ndërkohë, i njohur si një besimtar i devotshëm i fesë myslimane, së fundmi mbrojtësi nuk ka pranuar të veshë fanellën kuqezi që ka të stampuar reklamën e birrës "Peja".

Mbrojtë- si i Këlnit pret me padurim Europianin, madje në javën e fundit të Bundesligës kërkoi të pushonte, në mënyrë që t'i shmangej ndonjë dëmtimi. Vitet e fundit, mbrojtësi ka vuajtur problemet fizike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama