Mavraj mesazh Frances Ju njohim nuk kemi asgje per te humbur

Mavraj mesazh Francës: Ju njohim, nuk kemi asgjë për të humbur

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj deklaron se kuqezinjtë do të japin maksimumin në ndeshjen e radhës ndaj Francës.

Untitled-6

Në një prononcim për mediat pak minuta para stërvitjes së Kombëtares në Perros Guirec, Mavraj tha se ndeshja me vendin organizator do të jetë vendimtare për kuqezinjtë.

"Është një ndeshje më shumë e rëndësishme se sa më Zvicrën, futemi në një takim për mbijetesë. Nëse arrijmë një rezultat të mirë me Francën, kemi një shans.

Ne në Shqipëri nuk kemi asgjë për të humbur, do të mundohemi shunë për Francën, për ta vënë në vështirësi sa më shumë.",-tha ai.

Mavraj shtoi se do të jetë shumë i vështirë plotësimi i vendit vakant që la Cana pas kartonit të kuq që mori një ditë më parë, "por jam i bindur që do ia dalim, pavarësisht se humbëm me Zvicrën".

I pyetur nëse kuqezinjtë u ndikuan nga emocionet në takimin e djeshëm ndaj Zvicrës, mbrojtësi pranoi se rëndësia e kësaj e ndeshjeje pati ngarkesën e vet edhe në fushë.

"Pas ndeshjes është shumë e lehtë për ta analizuar. Është hera e parë që jemi në këtë turne. Është normale që jemi të ngarkuar me emocione. Është një gjë që kemi dëshirë me ua kthyer tifozëve. Në atë moment ne edhe mund të bllokohemi dhe nuk mund të japim 100 për qind. Gabimet individuale mund të ndodhin gjithmonë",-tha ai.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama