Mavraj shmang gabimet ne mbrojtje Luajtem nje ndeshje fantastike

Mavraj shmang gabimet në mbrojtje: Luajtëm një ndeshje fantastike

Humbja e Kombëtares shqiptare të futbollit në përballjen e parë në finalet e Europianit me Zvicrën, ngriti sërish pikëpyetje, kryesisht për repartin e mbrojtjes.

Untitled-15Kuqezinjtë pësuan golin e vetëm të këtij takimi në minutën e pestë të pjesës së parë, pas një dalje të gabuar të portierit në ekzekutimin e një goditjeje nga këndi, por i këtij mendimi nuk është mbrojtësi Mërgim Mavraj.

Ai u shpreh pas ndeshjes se futbollistët dhanë maksimumin në fushë dhe se nuk është koha për të gjetur fajtorët.

"Ky është futbollit. Këta gjera ndodhin. Sot kemi luajtur shumë mirë dhe nga ana morale ka qenë shumë mirë",-u shpreh Mavraj për "Supersport".

Mavraj vlerësoi rikuperimin e lojës pas daljes me karton të kuq të kapitenit Lorik Cana dhe krijimin e dy rasteve për gol nga sulmuesit Sadiku dhe Gashi. "Ndoshta ata na kanë vënë më shumë nën presion, por këto janë gjëra normale. Përgjigjja jonë ka qenë fantastike. U përgjigjëm me Sadikun, me Gashin. Kam shumë respekt për këta çuna përfaqësuan kombin tonë me shumë vlera",-deklaroi Mavraj.

Në fund, mbrojtësi shprehu mirënjohjen e tij për tifozët kuqezi në stadiumin e Francës, të cilët krijuan një atmosferë elektrizuese në mbështetje të Kombëtares. "Ka qenë një mbështetje shumë e madhe, një atmosferë shumë e mirë. Na kanë ndihmuar shumë. Është një festë e madhe për të gjithë, të mos gjejmë fajtorë",-tha ai.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama