Per dy dite rresht publiku kryeqytetas dhe jo vetem, do te kerceje dhe do te kendoje se bashku me artistet qe do te ngjiten ne skene gjate dy neteve te festivalit. Festivali \'\'Rock over Tirana\'\' organizohet nga kompania \'\'Living Room Show\'\' dhe do te mbahet per dy dite rresht, 22 dhe 23 Qershor, ne stadiumin \'\'Qemal Stafa. Ne naten e pare do te vijne grupe si: \'\'Permit of stay\'\', \'\'Linda ne boten e cudirave\'\', \'\'00genti\'\', \'\'Bojken Lako and the fish\'\', \'\'The forest\'\', \'\'The rooms\'\', si dhe grupet nga Kosova \'\'Gillespie\'\' dhe \'\'Troja\'\'.
Ndersa, ne daten 23 qershor per here te pare ne Shqiperi mberrijne tre emra te sukseshem boterore dhe me nje numer te madh fansash edhe ne Shqiperi. Keshtu. ketij edicioni te pare do i bashkengjiten banda gjermane \'\'Reamonn\'\', kantautorja italo-australiane, Gabriella cilmi, si dhe ylli i ri i popit italian Giusi Ferreri.
Duke nisur nga kjo vere e ne vazhdim, kompania \'\'Living Room Show\'\', e cila realizon kete event muzikor, do te sjelle emrat boterore me te pelqyer te momentit ne Shqiperi. Nje nisme qe eshte parashikur te kthehet ne tradite, ku cdo vere ritmet dhe muzika rock do te na bashkoje ne nje atmosfere te nxehte qe mund ta fale vetem festivali \'\'Rock over Tirana\'\'.
IkubInfo