Mberriti stuhia diellore

Mberriti stuhia diellore
Një nga stuhitë më të forta diellore ka goditur Tokën, por deri tani pa pasoja. Përkundër asaj që pritej, nuk pati shkëputje të telekomunikacionit. Satelitët nuk u dëmtuan dhe po ashtu nuk pati dëmtime në teknologji të tjera. Por, situata mund të ndryshojë, pasi stuhia diellore lëkund fushën magnetike të planetit në mënyrë që mund të shkëpusë teknologjinë, por edhe të krijojë aurora. Të dhënat e para tregojnë se kjo stuhi ka qenë dhjetë herë më e fuqishme se erërat diellore që godasin zakonisht planetin tonë. Stuhitë diellore nuk i lëndojnë njerëzit, por ndikojnë te teknologjitë. Një re masive me grimca të ngarkuara mund të ndërpresë funksionimin e fluturimeve ajrore, rrjeteve satelitore dhe shërbimeve në linja të ndryshme globale, sidomos në zonat veriore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama