Mbesa e Faik Konices jeton si azilante ne Prishtine

Mbesa e Faik Konices jeton si azilante ne Prishtine

Pasarëdhësit e dy figurave të ndritura të politikës dhe letërsisë shqiptare vëllezërve Konica do të kërkonin azil në tokën e etërve të tyre. 70 vjet pas vdekjes së Mehmet Konicës mbesa e tij, Randa al Azem Konica jeton si emigrante në Prishtinë, kjo pasi ajo braktisi Sirinë, vendin ku kishte lindur. Randa al Azem Konica tregon se si nëna dhe tezja e saj i shpëtuan pushkatimit pasi Ambasada angleze kushtëzoi shërimin e nipit të diktatorit Enver Hoxha, me lirimin e familjes Konica.

Pas kësaj me ndihmën e mbretit Ahmet Zogu familja ishte vendosur në Siri ku trashëgimtaret e vetme të vëllezërve Konica u martuan me vendës dhe krijuan familje, por duke ruajtur gjuhën e tyre amtare. Për trashëgimtaren e Konicës janë absurde procedurat burokratike që Kosova dhe Shqipëria kanë për dhënien e vizave për shqiptarët që jetojnë jashtë vendeve të tyre.

Në emisionin Rubikon në KTV ajo tha se është e indinjuar kohët e fundit kur Shqipëria i refuzoi vizën vajzës së tezes së saj e cila ka mbetur në Siri. Randa al Azem Konica i ka bërë thirrje Presidentes Jahjaga që t’i ndihmoi ta nxjerrë nga Siria atë pasi ajo është mbesa e parë e vëllezërve Konica.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama