Mbi rolin e librave ne formimin e Njeriut

Mbi rolin e librave ne formimin e Njeriut
Ne keto kohet e fundit njeriu mund te konstatoje me kenaqesi njefare aktiviteti ne fushen letrare. Botimet e reja vijne nje pas nje. Disa duan te thone se kjo vjen nga kriza. Shtypshkronjat skane me aq pune me regjistrat e ministrive dhe qe te mos rrine bosh botojne libra. Nuk e di as nuk me intereson shume derisa ky shpjegim eshte i vertete por ne qofte se kriza pati rezultat pozitiv gjene mire. Ska te keqe pa asnje te mire si thote nje fjale e mocme.

 Midis gjithe librave qe jane botuar keto dite suksesin me te madh e ka pasur seria e aventurave te Allen Pinkertonit. Shitja e ketyre ka qene aq e madhe sa qe ka habitur ata qe merren me pune shkrimesh dhe ka shkaktuar bisedime te nxehta. Perpara nje fakti kaq te papritur secilido prej nesh u shtrengua te beje kete arsyetim Domethene se Shqiperia nuk eshte se ska njerez qe kendojne por duhen botuar libra qe i interesojne publikut tone. Edhe librat qe i interesojne publikut tone qenkan aventurat policore me vrasje grabitje rrembime dhe zbulime te mrekullueshme. Dikush u alarmua nga ky fakt dhe i hyri se duke kenduar te tille libra rinia jone do te demoralizohet ose me mire do te korruptohet. Ceshtja eshte me rendesi dhe meriton te analizohet me kujdes.

E para e punes ceshte qellimi dhe dobia e kendimit Ska dyshim se njeriu duke kenduar libra zgjeron eksperiencen e tij dhe zhvillon vetite e tij mendore bile gjer me nje fare pike permireson dhe karakterin e vet. Por kendimi nuk e zevendeson eksperiencen e jetes. Sado te kesh kenduar libra ku pershkruhen gabimet qe kane bere te tjeret dhe mjerimet qe kane pesuar prape se prape nuk mund te thuash se e njeh jeten. Po te mos jesh djegur vete disa here po te mos kesh provuar vete disa prova te hidhura nuk mund as te perfitosh nga eksperienca e te tjereve qe eshte permbledhur ne librat. Nga ana tjeter dobia e kendimit varet nga forma e permbajtja ose me mire nga natyra e librave qe kendohen. Prandaj zgjedhja e librave qe duhen kenduar eshte nje pune shume delikate sidomos per brezin qe eshte ne formim e siper. Ketu dalin armiqte e romaneve te aventurave dhe bejne pak a shume kete arsyetim.

Kendonjesit thone keta mbrojtes te moralitetit publik qe nuk e ka disiplinuar veten me moralitet te vertete nuk ka si kerkon permiresimin dhe zhvillimin e personalitetit te vet me ane te kendimit. Ai nuk eshte ne gjendje te ndjeke idene kryesore qe autori ka dashur te zhvilloje ne nje liber ai shikon vetem zhvillimin e ngjarjeve dhe eshte i dehur nga pikepamjet e tmerrshme ose gazmore qe vijne nje pas nje ashtu si ne filmat kinematografike. Prandaj kendonjesi i pastervitur nuk mund te shijoje libra kur zhvillohet nje ide por i pelqejne vetem librat ku ka levizje dhe ngjarje qe pershkruhen me ane pamjesh qe mund te perfytyrohen.

Kjo e ben qe djali i ri te preferoje romanet e aventurave dhe vecanerisht romanet policore qe jane forma e tyre me e mbaruar. Duke ndjekur skenat turbullonjese ose te tmerrshme te nje romani policor skena qe nisin e mbarojne me nje shpejtesi hutonjese kendonjesi i ri dhe pa kulture te shendoshe ne vend qe te forcohet dhe lartesohet moralisht shkaterrohet fare. Nje liber i zgjedhur ku te pershkruhen dhe veprimet e njerezve fisnike e me moral te shendetshem mund ta lartesonte kendonjesin axhami kurse kontakti me boten e erret te romaneve policore ku pershkruhen me ngjyra heroike veprimet e krimineleve anormale ne ndeshje me detektivet dhe policet e ben qe ti rrahe zemra bashke me ta i ngjall deshiren qe ti imitoje e trondit aq thelle sa nuk i le fuqite qe te gjykoje. Keto jane me pak fjale argumentet e kundershtareve te romaneve policore.

Ka nder to mjaft sende te drejta qe duhen marre parasysh por ata prekin me teper ceshtjen e lexuesve se te librave. Sepse po ta shikojme punen thelle efekti i kendimit varet sidomos nga gjendja morale dhe fuqia kritike e lexuesit. Kjo eshte aq e vertete sa mund te themi qe ska liber te keq per nje lexues te mire dhe ska liber te mire per nje lexues te keq. Nje njeri i pjekur dhe me kulture mund te kendoje me dobi cdo liber duke perfituar qofte nga bukuria e formes qofte nga pasuria e mendimeve dhe nga varieteti i eksperiences qe pershkruhet ne to. Kurse per nje djale te ri i cili posa fillon te njohe misteret e jetes cdo liber edhe veprat klasike te Rasinit apo Goethes mund te behet i rrezikshem. Ketu faji nuk eshte i librit por i atij qe e kendon.

Le te mos harrojme qe korruptimi fillon atje ku jeta nuk qarkullon lirisht dhe le shteg te formohen do helme te vecanta qe veprojne pa gjetur kundershtimin nga jeta e shendetshme. Me fjale te tjera te rinjte ne moshen kritike te adoleshences jane nje shesh i epshem per influenca te rrezikshme dhe ketu eshte roli i prinderve dhe i mesonjesve qe ti luftojne keto influenca duke u futur ne shpirt parime te shendetshme. Per ate lexues qe kerkon vetem e vetem te mesoje se si behet dashuria dhe si vrasin si ndiqen e si kapen kriminelet per ate romanet policore jane te rrezikshem.

Gjithashtu romanet policore ku autoret jane munduar vetem se si te pershkruajne vrasje sa mund me te tmerrshme qe te goditin me imagjinaten e lexuesit axhami pa eksperience jane pa kurrfare interesi dhe mund te behen te rrezikshem. Perkundrazi nje shkrimtar i vertete si Edgar Poe edhe kur shtron ne novelat e tij problemin e ndonje vrasjeje te mistershme nuk kufizohet kurre me pershkrimin e ngjarjeve qe zhvillohen ne nje atmosfere te llahtarshme. Pershkrimin e ngjarjeve Edgar Poe e shoqeron gjithmone me disa verejtje te cmueshme mbi zotesine e observimit te analizes dhe te krijimit me ane te imagjinates dhe keto verejtje i bejne aventurat e jashtezakonshme te Edgar Poe-s nje burim te pashterur per pasurimin dhe zhvillimin e mendjes sone.

 Gjithashtu mund te thuhet edhe per veprat e Conan Doylit i cili rrefen aventurat e detektivit legjendar Sherlok Holmes. Per keta autore klasike te romaneve policore zbulimi i vjedhesit ose i vrasesit vjen pas ketyre verejtjeve te vlefshme per formimin e gjykimit dhe ky zbulim zhvillohet si nje problem mendor e jo vetem si nje varg ngjarjesh te tmerrshme e pa nje kuptim logjik. Ketu ne Shqiperi ku jemi ankuar per indiferencen ne punen e librave duhet te gezohemi kur shohim qe ka shqiptare qe interesohen per nje kategori librash. Nuk me duket e arsyeshme qe ta denojme kete interesim sepse nuk shfaqet per kryeveprat letrare qe neve deshironim te kendoheshin. Ata qe e konsiderojne punen e shkrimtarit si nje mision social duhet te mos e perbuzin asnje iniciative qe vjen nga masa e kendonjesve. Detyra e tyre eshte qe ta kanalizojne interesimin qe konstatuam ne drejtime me te dobishme.

Me siper u munduam te provojme se romanet policore nuk mund te denohen te gjithe apriori. Pame se ka romane policore qe jane mjaft te vlefshem dhe mund te kendohem me perfitim prej kujtdo. Prandaj nuk eshte keq sikur publiku shqiptar qe fillon te kendoje ti japim edhe ca rome policore te zgjedhur me kujdes dhe te shkruar ne nje gjuhe te paster te kendshme. Paralelisht me kete te vazhdojme botimin e veprave letare te dores se pare. Me te lartesuar niveli i tij kulturor publiku vete i cili sot fillon te kendoje romane policore neser do te kerkoje vepra me serioze me te renda dhe me te pasura nga lenda gjuha dhe mendimet.



Illyria Tirane 1934 nr. 5 1 prill.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama