Mbipesha nuk eshte ceshtje gjenesh

Mbipesha nuk eshte ceshtje gjenesh
Mbipesha është shndërruar në një problem në rritje në të gjithë vendet e zhvilluara, por ata që kanë ngushëlluar veten për kilet e tepërta me predispozitën gjenetike, janë gabuar. Një studim i ri shkencor tregon se ndërsa ka disa njerëz që janë më të prirur për të vënë shëndet të tepërt, nuk ka asnjë pengesë gjenetike që t’i rezistojë ushtrimeve në procesin e dobësimit. Studimi u fokusua në një pjesë kodi gjenetik që e kanë shumica dërmuese e njerëzve, të cilët shëndoshen prej yndyrrave dhe sheqernave të tepërta.

Këta njerëz u ballafaquan me atë pjesë të vogël që lindin me një “çrregullim”, i cili i bën imun nga sheqernat dhe yndyrrant e tepërta, të cilat nuk shndërrohen në dhjam në trupin e tyre, por thjesht dalin jashtë. Duke përllogaritur normën dietetike ditore, u vërtetuan se kategoria e dytë duhet të konsumonte më shumë kalori për të shtuar në peshë. Megjithatë, përballë ushtrimeve fizike, trupi reagonte njësoj në secilin rast, duke djegur të njëjtën sasi energjie.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama