Mbipesha shpeton 44-vjecarin nga 38 thikat ne trup

Mbipesha shpeton 44-vjeçarin nga 38 thikat ne trup
Një 44-vjeçar në Britaninë e Madhe arriti t’i shpëtonte vdekjes falë mbipeshës, ndonëse u godit me 38 thika në trup, nga një fqinj i ç’ekuilibruar mendërisht. Danny Ross ishte duke parë televizor në shtëpinë e tij, kur fqinji i trokiti në derë, nisi ta mbyste me rrip dhe e goditi ndërkohë në mënyrë të pandërprerë me një thikë buke. Agresori vazhdoi të qëllonte deri kur viktima humbi ndienjat, si rrjedhojë e mungesës së oksigjenit prej lakut në fyt.

Megjithatë, i liruar nga rripi, I plagosuri rinisi të merrte frymë dhe pavarësisht humbjes së madhe të gjakut, i shoqëruar brenda disa minutave në spital, ai arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, ndonëse se pati nevojë për 70 qepje në trup. Sipas mjekëve, të befasuar nga aftësia e një njeriu për të mbijetuar ndaj një sulmi të tillë brutal, ajo që i shpëtoi jetën 44-vjeçarit ishte mbipesha e tij.

Si rrjedhojë e shtresave të dhjamit pranë lëkurës, asnjëra prej thikave nuk kishte arritur të depërtonte në organet jetësore, duke mos shkaktuar kështu dëme të parikuperueshme dhe vdekjeprurëse. Ndërkohë, agresori 33-vjeçar, u shpall ditën e martë fajtor për tentativë vrasje dhe pret të mësojë masën e dënimit më vonë gjatë muajit. Lajmi u raportua ditën e martë nga e përditshmja britanike, “The Guardian”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama