Mbishkrim i shekullit I p.k. ne kalane e Rozafes

Mbishkrim i shekullit I p.k. ne kalane e Rozafes
Një mbishkrim i shekullit të parë para Krishtit është gjetur në oborrin e dytë të kalasë së Rozafës, në një nga ujëmbledhësit e saj. Ky është i pari dokument i asaj kohe që përkon me pushtimin e Shkodrës nga romakët dhe me këtë moment nisi edhe shpërbërja e Perandorisë Ilire, raportoi Klan. Ekspedita arkeologjike në Kalanë Rozafa të Shkodrës ka nisur të nxjerrë në dukje vlerat e mëdha historike që fshihen në këtë kala. Shkodra është themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m.

Zona përrreth Kalasë Rozafa ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (2000 p.e.r). Në shekullin V - IV p.e.r. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullin II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake.

Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Dhe pikërisht ky dokument i cili sipas specialistëve të Parkut Arkeologjik dhe Arkeologëve është një Akt Ligjor i asaj periudhe por fjalën e fundit do e thotë ekspertiza e institutit të arkoelogjisë në Francë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama