Rreziku kryesor, moskënaqësia e pacientit
Rreziku më i madh në mbjelljen e flokëve është se pacienti mund të mos jetë i kënaqur me rezultatin përfundimtar. Disa rreziqe tjera që mund të kanosen gjatë mbjelljes dhe pas mbjelljes së flokëve janë: gjakosja e tepërt, bartja dhe vdekja e shumë gjëndrave të transplantuara, shoku pas transplantimit për humbjen e flokëve etj. Një studim i bërë në 425 flokë te pacientëve, vetëm 5 përqind kanë pasur komplikime gjatë dhe pas procedurës së mbjelljes. Transplantimi i flokëve mund të kushtoj 6000 dollarë, varësisht nga teknika e përdorur, vendi dhe reputacioni i kirurgjisë, dhe hapësira e flokëve të humbura dhe numri i flokëve të mbjellura. Për të vendosur në mbjelljen e flokëve merrni parasysh dhimbjen, kohën dhe mbi të gjitha rezultatin që mund të jetë jo i kënaqshëm.
Si të kujdesemi për flokët?
Një njeri i shëndetshëm ka nga 100.000 deri 130.000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. Shtatëdhjetë për qind e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormoni i testosteroneve, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.
Tabela
Këshilla për të parandaluar rënien e flokëve
1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampon.
Shkenca, në ditë njerëzve u bien 150 qime
Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të bien. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u bien 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj. Kur rënia e flokëve nuk është gjenetike ose e lidhur me sëmundje, parandalimi i këtij fenomeni është i mundur duke ndjekur disa këshilla. Fenomeni fillon në moshën në mes 20 deri 30-vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bien në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.
Mjekët: Rënia e flokëve, e trashëguar
Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron, apo siç emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngujohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve, por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, poret mbyllen krejt. Rreth 20 për qind e femrave në botë vuajnë nga rënia e flokëve, zakonisht një femër mund të humbasë flokë vetëm nëse kalon stres, përdor bojë të keqe, nuk i ushqen flokët ose dhe nëse përdor drogëra të ndryshme. Kurse 30 vjeç është mosha mesatare kur nis fenomeni i rënies së flokëve. Specialistët tregojnë se realisht fenomeni nis që në moshën 20-vjeçare.
Propecia, një mjet kundër rënies së flokëve
Propecia është një lloj medikamenti i zbuluar kohët e fundit. Ai bën të mundur bllokimin e enzimës që lidhet me testosteronin, duke e penguar kështu këtë lidhje. Numri i DHT në lëkurën e kokës pakësohet kështu me dy të tretat. Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të burrave dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen dhe të prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë. Jo pak, por 150 fije floku, është sasia që u bie të gjithë njerëzve nga koka thuajse çdo ditë, dhe në pranverë dhe në vjeshtë ky numër është edhe më i lart. Nëse kjo shifër shtohet atëherë të gjithë personat duhet të shqetësohen. Ndërkohë që 2 milimetra në javë zgjatet floku i njeriut, nëse ai dëmtohet me produkte jo të përshtatshme kozmetike, atëherë ai këputet po kaq milimetra gjatë javës.
Shkaqet e rënies pa skar të flokut janë:
1) Alopesia androgjenike (shkaku më i shpeshtë i rënies së flokut.) Ky problem është më i theksuar tek meshkujt. Mendohet se një faktor siç është trashëgimia luan rol në këtë proces. Në kurim përdoren disa ilaçe me hormone brenda.
2) Alopesia areata e karakterizuar me rënie flokësh vende-vende. Mendohet se shkaktohet prej një burim infeksioni tek ata persona që u ka rënë rezistenca imunitare e trupit. Mund të shërohet vet ose duke përdorur ilaçe me kortizon apo me kurë drite (PUVA).
3) Telogen effuvium: Një tabllo ku flokët kalojnë prej një kohe të shkurtër nga periudha aktive në atë të shplodhjes. Këtu ka një rënie masive të flokëve. Për rreth 3-4 muaj flokët hollohen dhe rrallohen. Kjo gjendje pas lindjes dhe tek të sapolindurit mund të shfaqet edhe në mënyrë fiziologjike (normale).
4) Sëmundjet e rënda infektive
5) Disa ilaçe që përdoren për sëmundjen e epilepsisë
6) Ndërhyrjet e rënda kirurgjikale
7) Ilaçet e kemoterapisë (kancerit)
Hipotiroidi
9) Disa hormone dhe metale të rënda
Në kurimin e rasteve të mëposhme baza e kurës është largimi i shkakut. P.sh nëse është ilaç ndërprerja e tij (me kusht që ndërprerja e tij të mos shkaktoj më shumë dëm në trup sesa rënia e flokëve). Nëse është infeksion luftimi me të. Pas infeksionit flokët dalin përsëri.
10) Sëmundjet fungale (mikozat)
11) Sfilizi
12) Rrezet (radiacioni)
13) Mungesa e proteinave, hekurit, zinkut etj.
14) Gjithashtu edhe lidhja e flokëve fort bisht mund të shkaktojë rënie të flokëve sidomos tek gratë.