Mblidhet Kolegjiumi per Trashegimine Kulturore

Mblidhet Kolegjiumi per Trashegimine Kulturore

Kolegjiumi i Këshillimit për Trashëgiminë Kulturore ka zhvilluar dje mbledhjen e parë në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Në përbërjen e tij janë historianë, arkeologë, etnologë, ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe drejtues të institucioneve të trashëgimisë kulturore. Anëtarët e këtij kolegji këshillues, dr. Afërdita Onuzi, prof. Pëllumb Xhufi,  prof. Aleksandër Meksi, prof.dr. Vaso Tole, prof. i associuar Lorenc Bejko, prof. Gjergj Frashëri, prof. dok. Emin Riza, prof. dr. Pirro Thomo, dr. Ilir Gjipali, prof. Arben Biçoku, Lida Miraj, Arta Dollani, Zhulieta Harasani, Zef Çuni, e quajtën atë takimin e parë në fushën e trashëgimisë të këtij niveli. Në këtë takim u diskutua për zhvillimin e politikave kombëtare në fushën e trashëgimisë, ku Ministria e Kulturës e vë theksin në këtë konsulencë të përhershme me anëtarët e Kolegjit të Këshillimit. Takimi, u përqendrua në shumë prej pikave të nxehta të trashëgimisë duke filluar me diskutimin për strukturat e reja të DRKK-së, strategjinë e mirëmbajtjes së monumenteve, legjislacionin në fushën e trashëgimisë kulturore, procesin e rishikimit të rregulloreve të evidentimit dhe të tjera po aq të rëndësishme si: standardet në punimet restauruese, procedimet e konservimit, dixhitalizimi i informacionit, rishikimi i listës së monumenteve të kulturës në të gjithë vendin etj.                                                                      


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama