Mblidhet komisioni hetimor per emerimet ne administrate

TIRANË, 2 Nëntor/ATSH/.- Komisioni hetimor "Për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore për periudhën 15 shtator 2013-30 shtator 2015" është mbledhur mesditën e së hënës, ku në rend dite është zgjedhja e sekretarit të komisionit.
Sipas vendimit të Kuvendit komisioni hetimor, i ngritur me propozim të një grupi deputetësh të Partisë Demokratike, ka objekt të veprimtarisë së tij verifikimin e të dhënave për fenomenin e emërimeve të kundraligjshme dhe politike në administratën shtetërore apo entet publike, për periudhën 15 shtator 2013 - 30 shtator 2015, duke përfshirë emërimin e personave që kanë kryer veprime kriminale apo trafikim të lëndëve narkotike.
Përfaqësuesit e opozitës kërkuan që komisioni të hetojë edhe për emërimet e reja në administratën e bashkive, gjë që është kundërshtuar nga maxhoranca, pasi kjo, sipas saj, nuk parashikohet në vendimin e Kuvendit. /a.s/ /a.g/(vijon)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama