Mbreti i Jordanise ne krye te operacionit ndaj ISIS 55 terroriste dhe lideri i tyre Princi Ninive te vrare (Video)

Mbreti i Jordanise ne krye te operacionit ndaj ISIS, 55 terroriste dhe lideri i tyre 'Princi Ninive' te vrare (Video)

Pasi shteti islamik dogji të gjallë pilotët jordanez Martyra Moaza, Mbreti Abdullah II u nisë personalisht për të marrë hak për aktin e pamëshirshëm. Forcat ajrore jordaneze vranë 55 terroristë përfshirë edhe udhëheqësin e tyre të njohur si ‘Princi i Ninivë’. Pas një misioni të suksesshëm të njohur si operacioni Martyr Moaza, Jordania ka lëshuar një video që tregon se si aeroplanët luftarakë përgatiteshin për sulme kundër shtetit islam në Siri.

Reportazhi i luftës i quajtur “Ky është vetëm fillimi, ju do ti njihni Jordanezët” u publikua në televizionin shtetëror , ku tregon ushtarët me uniformë në bazën e të dhënave Muwaffaq Salti dhe raketat e lëshuara nga aeroplanët me mesazhe të shkruara në arabisht.
Në njërën nga ato shkruante: “Për ju, armikun e Islamit”.


Në videon e publikuar janë dëgjuar goditjet ajrore se si kanë vazhduar derisa ata janë eliminuar, dhe gjithashtu tregon pilotin i cili mban mbishkrimin: ‘Mos mendoni se Zoti është në dijeni të asaj që bëjnë njerëzit e këqij’. Si pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga SHBA-të, Jordania deri më tani ka sulmuar vetëm objektivat në Siri, por tani po sulmojnë fortesat terroriste në Irak, tha ministri i jashtëm jordanez Nasser Judeh, transmeton Indeksonline.

“Le të shkojmë deri në fund, ne do ti ndjekim ata dhe do ti gjejmë kudo që janë”, tha Judeh për Fox News.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama