Kapelë ose maskë
Flokëve nuk u konvenon larja gjatë gjithë ditës në pishinë, sepse dielli i than dhe i dëmton pigmentet- më të rrezikuara janë flokët e ngjyrosura. Përveç kësaj, klori (i cili është i domosdoshëm në ujin e pishinës për dezinfektim dhe mbrojtje nga sëmundjet e lëkurës) e dëmton në thellësi strukturën e flokëve. Nëse nuk dëshironi të mbani kapele për larje, para se të hyni në pishinë vendosni në flokë vaj për mbrojtje që bllokon veprimin e dëmshëm të diellit dhe klorit. Mund të vendosni edhe maskë mbrojtëse, e cila vendoset në flokë pas larjes, në flokë të lagështa.
Më të zbehtë për shkak të klorit
Klori nuk u bën dëm vetëm flokëve, por e than edhe lëkurën. Prandaj në fund të ditës në të gjithë trupin vendosni qumësht hidratues për lëkurë. Ndoshta nuk e keni ditur, por klori është i rrezikshëm edhe për tenin tuaj të nxirë, sepse mund ta zbehë ngjyrën e errët të cilën e keni fituar nga rrezitja. Ilaçi i vetëm është që pas çdo larjeje në pishinë, menjëherë të hyni nën dush dhe gjatë ditës të përdorni preparate ujë-rezistuese për rrezitje.
Zgjojeni melaninën
Nëse shkuarja në pishinë është rrezitja juaj e parë serioze e kësaj vere, mos pritni shumë. Lëkura nën veprimin e rrezeve ultravjollce prodhon melaninën, e cila është përgjegjëse për nxirje, por prodhimi fillon pas 48 ose 72 orësh që nga ekspozimi i parë ndaj diellit. Prandaj, që të mos digjeni, vendosni preparat për nxirje me faktor adekuat mbrojtës. Pas rrezitjes, lyejeni trupin me qumësht për trup me ekstrakt të aloesë, i cili do të qetësojë skuqen eventuale.