Mbrojtesi i Sopotit rrefen tmerrin ne Kruje Kishin thika dhe arme

Mbrojtësi i Sopotit rrëfen tmerrin në Krujë: Kishin thika dhe armë

Mbrojtësi i Sopotit, Andrelis Pashaj, në një prononcim për gazetën tregon gjithçka ndodhi dje për sa i përket kërcënimit.

Pashaj në të djathtë.

Pashaj në të djathtë.

"Ajo që na ka ndodhur ne lojtarëve të Sopotit gjatë udhëtimit drejt Krujës për të luajtur ndeshjen me Pogradecin është e paprecedentë dhe që nuk ka lidhje me futbollin. Kam disa vite që luaj futboll, madje më ka rënë që të luaj edhe në fusha të vështira, por kurrë më parë nuk kisha përjetuar që të na kërcënonin me jetë për të mos fituar.

Pasi kaluam Fushë-Krujën dhe morëm rrugën drejt Krujës, duke përfituar edhe nga relievi, në një ambient me fushëpamje të izoluar, një makinë fouristradë jeshile me targa të huaja, më duket amerikane, i ndërpret rrugën furgonit me të cilin po udhëtonim ne futbollistët e Sopotit. Në furgon ndodheshin vetëm lojtarët, pasi stafi teknik dhe drejtuesin ishin prapa.

Dy persona me kapele në kokë zbresin nga fouristarda dhe njëri me thikë në dorë dhe tjetri me shkop bejsbolli u afruan dhe futën trupin në furgon. Ndërsa një tjetër me armë në dorë qëndronte brenda fouristradës. Dy personat që erdhën te furgoni ynë na kërcënuan kështu: 'Mos bëni gabim e fitoni sot ndaj Pogradecit se pastaj nuk do të dilni të gjallë nga Kruja'.

- Realisht, situata ishte terrorizuese dhe, duke qenë se në ekip kemi edhe shumë lojtarë të rinj, frika ishte e pranishme. Pas kësaj situate merret me mend se çfarë impakti pati më pas te lojtarët gjatë ndeshjes. Kur u kthyem nga Kruja jemi ndalur në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës, ku kemi denoncuar ngjarjen. Një histori që i shkon për shtat gjendjes së luftës dhe jo një ndeshje normale të Kategorisë së Parë", u shpreh për "Panorama Sport" mbrojtësi Andrelis Pashaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama