Kombëtarja shqiptare dje ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Ukrainës, por duke treguar edhe disa pika shumë të dobëta. E thënë më mirë, pika më e fortë e skuadrës, mbrojtja tashmë është kthyer në repartin më problematik.
Kuqezinjtë kanë pësuar në dy ndeshje miqësore pothuajse aq gola sa kanë pësuar në gjithë fushatën eliminatore për të shkuar në Francë, raporton Albeu.
Në ndeshjet ndaj Katarit dhe Ukrainës, skuadra e De Biasit ka pësuar 4 gola, ndërkohë që në kualifikuese ka pësuar vetëm 5 gola në 8 ndeshje. Strategu italian tashmë do të ketë një mision të vështirë për të punuar shumë dhe për të korrigjuar gabimet në minutat e para.