Mbrojtja e liqenit te Ohrit nga fosfati Bashkia e Pogradecit merr masa

Mbrojtja e liqenit te Ohrit nga fosfati Bashkia e Pogradecit merr masa

Derdhja e ujërave të ndotura  në ujërat e liqenit të Ohrit ka sjellë reagimin e menjëhershëm të bashkisë së Pogradecit duke marrë masa urgjente me trajtime kimike  për të parandaluar helmimin e specieve që ndodhen në liqen.
 
Sipas nënkryetarit të bashkisë së qytetit liqenor, Dritan Hamzallari, mbrojtja e liqenit të Ohrit është një nga pikat kyçe ndaj për këtë nga ana e bashkisë së bashku me drejtorinë e Ujësjellës-kanalizimeve  janë mara masa me trajtime kimike pasi aktualisht përqindja e fosfatit në liqen është e lartë dhe kjo si pasojë e derdhjes së ujërave me detergjentë nga lavazhet e ndryshme të qytetit.
 
Më tej Hamzallari thekson se trajtimi me preparate kimike është urgjent pasi në të kundërt do të kemi një dem kolosal të specieve të peshkut dhe kjo do të ishte e papranueshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama