Mekanizmat per te arritur rezultatet e deshiruara
Te gjithe i njohim dizavantazhet e dietave, te cilat te ndihmojne te biesh disa kilograme ne pak dite, por nese e nderpresim, dihet qe do t’i shtojme serish kilet e humbura, madje ne pjesen me te madhe te rasteve duke i dyfishuar ato. Sipas shume statistikave, 9 ne 10 persona i rifitojne shume shpejt kilet e humbura nga dietat e ndryshme. Nje studim nderkombetar, qe ka analizuar gjenet e 90 mije individeve me prejardhje te ndryshme, ka zbuluar se disa variante gjenetike, qe pak a shume jane te ngjashme, ndikojne ne sasine e yndyres se pranishme ne trupin tone, peshen dhe rrezikun e shendoshjes pas dietave. Behet fjale per variante qe kane te bejne me nje pjese te ADN-se qe ndodhet shume prane gjenit MC4R, ku mutacioni shkakton nje forme te rende obeziteti familjar. Personat qe kane dy kopje te ketij varianti, peshojne mesatarisht 1.5 kile me shume ne krahasim me te tjeret qe nuk kane asnjerin nga variantet. Studimi, i koordinuar nga “Cambridge GEM Consortium” dhe Universiteti i Oksfordit, ka kerkuar bashkepunimin e 77 institucioneve dhe qendrave te Mbreterise se Bashkuar, SHBA-se, Frances, Gjermanise, Italise, Suedise dhe Finlandes.
Nuk eshte ende e qarte se cilet mekanizma preken nga keto variante gjenetike, por pasojat biologjike jane shume te dukshme: kilet e teperta. Proteina e prodhuar nga gjeni MC4R, i cili mban te njejtin emer, ka rolin kryesor per te shperndare informacione rreth oreksit, perhapjes se ushqimit dhe shpenzimit te energjise, me te rendesishmet per te mbajtur nen kontroll peshen. Ai qe e ka ne trupin e tij kete gjen “defektoz”, eshte i predispozuar te shtoje shume kalori.
Ky studim eshte i ngjashem me nje kerkim suedez, i publikuar se fundmi ne nje reviste shkencore. Ai ka treguar se me nje eksperiment te 700 persona, numri i qelizave dhjamore mbetet i njejte per gjithe jeten. Pasi mbaron rritja, nuk ekziston asgje qe mund t’i modifikoje, madje as dietat e forta apo ndonje humbje e madhe ne peshe.
Pra, siç shihet, gjenet dhe karakteristikat e indit dhjamor duket se “jane te betuara” per ta veshtiresuar sa me shume renien nga pesha dhe ne fakt nuk eshte vetem faji i tyre. “Tendenca per te mbajtur peshen e duhur varet nga shume faktore, mes tyre roli i hipotalamusit, pjesa e trurit qe rregullon nivelin e rezervave energjike te organizmit. Hipotalamusi e ruan deri ne tete vite me pare kujtesen e peshes maksimale te arritur dhe çdo perpjekje per te rrezuar kilet e shtuara shihet si nje kercenim kundrejt ruajtjes fillestare se rezervave te energjise”, shpjegon nje studiues suedez.
Po ne ç’menyre ndodh kjo? “Duke rritur ndjesine e urise, por edhe duke djegur konsumin e energjise dhe prodhimin e kalorive”, shton me tej ai.
Nje tjeter zbulim interesant i studimit suedez per sa i perket temes ne fjale eshte se qelizat dhjamore kryejne nje nderrim ciklik: nderhyrja me ilaçet e reja mbi kete “ekuacion” mund ta zgjidhe enigmen e obezitetit, e cila shihet ende si nje semundje kronike e nderlikuar. “Pikerisht pse eshte nje semundje kronike, duhet menduar qe obeziteti mund te kurohet, por mbi kete fundit nuk mund te betohemi perjete. Nje njeri obez duhet te mbahet nen kontroll per nje kohe te gjate, ndoshta per gjithe jeten, pavaresisht nga pesha e tij trupore”, thote studiuesi suedez.
Semundje kronike
Obeziteti eshte nje semundje kronike, mund te kurohet, por nuk mund te mbeshteteni totalisht mbi kete te fundit. Sot, fale kimioterapise, operacioneve dhe ilaçeve te ndryshme, eshte i mundur kurimi i semundjeve kanceroze, edhe nese ato zbulohen ne faza te rrezikshme. Semundjet tumorale mund te kurohen e te perballohen mire ne shume raste. Gjithashtu, eshte me e thjeshte te ruhet paprekshmeria e organeve te prekura.
Kjo mundesi po behet realitet edhe per nje sere patologjish, te cilat jane ende te panjohura, por qe kane nje rrezikshmeri dhe veshtiresi te madhe trajtimi. Te tilla jane tumoret e qafes dhe kokes, te cilat perfshijne zonat e kavitetit oral, laringut, faringut dhe gjendrat e peshtymes.
“Ne kete fushe, hapat e pare kane qene mjaft domethenes, sepse sot, fale terapive te kombinuara dhe bashkepunimit me specialiste te fushave te ndryshme, sherimi arrin nga 70–90 per qind. I rendesishem eshte fakti qe te pacienti kryhen operacione efikase, jo si ato qe beheshin ne te shkuaren”, thote nje doktoreshe onkologe. Fatkeqesisht nuk ndodh shpesh keshtu, sepse semundjet zbulohen vone.
“Ne pjesen me te madhe te rasteve eshte mungesa e informacioneve qe zvogelon hetimet ne diagnostikim. Nga ana tjeter, keto tumore jane delikate, nuk japin shenja fillimi, por me vone shfaqen me metastaza. Per fat te keq, zbulimi vone i nje diagnoze sjell nje rrezik te madh, qe me pas duhen bere nderhyrje shkaterruese ne laring, faring dhe gjuhe, pa llogaritur me pas strukturen e gojes. Duhanpiresit duhet t’u nenshtrohen kontrolleve te vazhdueshme per te vleresuar edhe shenjat me te vogla te semundjes si ngjirja, afonia dhe veshtiresi ne gelltitje. Edhe nje kontroll i thjeshte periodik te dentisti eshte i vlefshem per t’i zbuluar keto tumore”.
Rezultatet maksimale arrihen nese diagnoza zbulohet heret. Nese tumori nuk eshte ne faze te avancuar, atehere duhet t’u drejtoheni qendrave te specializuara, ku jane te pranishme te gjitha specialitetet e nevojshme per ta kuruar keto semundje: kirurgjia per gojen dhe fytin, kirurgjia maksilo-faciale, onkologjia mjekesore dhe radioterapia.
Qe kjo eshte nje strategji e arrire, kete e konfirmon edhe nje grup doktoresh qe punojne ne poliklinika te specializuara. “Ne spitalin tone, mbi revolten e drejtimit shendetesor eshte ngritur nje grup ekspertesh onkologjike, qe mblidhet çdo jave per te studiuar rastet klinike dhe zgjedhin nderhyrjen me te pershtatshme, si ate farmakologjike ose kirurgjike, ashtu dhe ate permes radioterapise”, shpjegon specialisti. Kohet e fundit, shume qendra per kurimin e tumoreve po bazohen mbi nje kombinim te suksesshem te kimioterapise dhe radioterapise.
Teknologjia e fundit qe permendem me lart, e cila eshte edhe e lehte ne perdorim, fokusohet vetem te plaga, pa demtuar qelizat e shendosha perreth saj. Gjithashtu mund te perdoret vetem kimioterapia per te permiresuar rezultatet e nderhyrjes.
“Vetem me nje perdorim te kombinuar te ketij specialiteti eshte i mundur perqendrimi i semundjes ne nje vend, duke garantuar keshtu mireqenien e pacientit dhe paprekshmerine e organeve te shendetshme. Sot, terapia perforcohet edhe permes ilaçeve te shumta, te cilat lejojne te kontrollohet me mire semundja dhe te permiresohet mbijetesa. Tumoret ne koke dhe ne qafe perfaqesojne 5 per qind te neoplazive malinje. Sot, ne shume raste, fale ilaçeve te ndryshme mund ta rrisim perqindjen e mundesise per te jetuar nga 40 ne 70 per qind”.