Mbyllen 17 Universitete në përfundim të kontrollit të bërë nga ana e Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që 13 universiteteve të tjerë janë pezulluar deri në një vendim të dytë. Po 13 është numri i Universiteteve që do të vijojnë aktivitetin normal por me kusht që rë plotësojnë mangësitë. Studentët që ndjekin universitetet që janë mbyllur do të shpërndahen në universitete të tjera private apo shtetërore, gjithmonë duke u bazuar te kreditet që ata kanë marrë. Bazuar te raporti universitetet janë ndarë në tre fasha bërë të ditur kryeministri Rama.
"E para ata që përgjithësisht i plotësojnë kriteret, por që duhet të bëjnë ndonjë rregullim. Fasha e mesme ku universitetet ndalohen për të marrë studentë në vitin e parë dhe fasha e tretë që mbyllen dhe studentët merren përsipër për t’u adresuar në universitetet private apo publike të tjerë bazuar te kreditet që kanë marrë. Nëse grupi i kontrollit të arsimit nuk ka bërë shkak, kompania akredituese nuk ka shans të bëjë shaka. Ka shumë të mbetur në klasë vetë nga testi i ligjshëm i cilësisë.”-u shpreh Rama
Propozimi për heqje licence
Akademia e studimeve të aplikuara Durrës
Akademia Pedagogjike Tiranë
Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë
Shkolla e Lartë “Amerikane e Tiranës”
Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës
Kolegji Profesional i Sporteve Fier
Shkolla e Lartë “Iliria”
Kolegji Profesional “Argent” Shkodër
Kolegji Profesional “Medicon
Shkolla e Lartë private e “Edukimit”
Universiteti “Elite Justiniani I”
Universiteti “Planetar i Tiranës”
Universitetit “Kristal”
Universiteti “Vitrina”
Universiteti “Gjon Buzuku” Shkodër
Akademia e Ndërtimit Tiranë
Pezullim të aktivitetit
Albanian University
Wisdom University
Kolegji profesional Ivoclar Vivadent & Partners
Akademia Profesionale e Biznesit
ISAT
Kolegji Profesional “New Generation”
Pavarësia “Vlorë”
Hëna e plotë BEDER
Logos
Justicia
Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi
Instituti Kanadez i Teknologjisë
Aldent
Vijim aktiviteti me kushte
Universiteti Europian i Tiranës
Zoja e Këshillit të Mirë
“Luarasi”
“Marubi”
“Marin Barleti”
“New Yourk”
“Metropolitan”
“Epoka”
“Polis”
Shkolla e Lartë private Mesdhetare e Shqipërisë
Akademia e Studimeve të Aplikuara Reald
Shkolla e Lartë “Nehemia”
“Tirana Bisness University”
Kryeministri Rama dhe ministrja Nikolla prezantuan raportin për Universitetet publike e private, ku pasqyruan situatën aktuale. Sipas këtij raporti 70.5% e institucioneve arsimore kanë probleme me kriteret ligjore bëri të ditur Nikolla ndërkohë që Rama bërë të ditur se nga muaji dhjetor do të nisë akreditimi i universiteteve nga një kompani serioze angleze. Rama:Raporti rrënqethës, degë ku nota mesatare e të regjistruarve është nën 5,5.
Rama:Raporti rrënqethës, ka degë ku nota mesatare e të regjistruarve është nën 5,5
Gjatë fjalës së tij për raportin e Ministrisë së Arsimit, Kryeministri Rama u shpreh se pamja që ndeshim nuk lë vend për kënaqësi por ngjall trishtim dhe revoltë. Trishtim për mijëra familje që kanë investuar kursimet e tyre për t’i dhënë fëmijëve shkolla, por që i kanë derdhur paratë në këto skema piramidale, u shpreh Rama.
Sipas tij pavarësisht se kanë qenë të vetëdijshëm për të gjithë këtë situatë në Arsim e Lartë rezultatet e këtij kontrolli bazuar në legjislacionin në fuqi janë absolutisht rrëqethëse.
Për kryeministrin Rama është një rekord prej numri i lartë i profesioneve apo nënprefesione universitete plot 1432. “Një tjetër rekord në evropë, por mbase edhe botëror është se në 15 degë ku nota mesatare e të regjistruarve është nën 5,5.”- u shpreh Rama.
Abuzimi sipas Ramës shkon akoma edhe më tej ku janë dhënë 900 diploma për të huaj ndërkohë që nuk japer asnjë lëndë në gjuhë të huaj, apo kur ka rezultuar se ka studentë që e kanë paguar studimin me dru zjarri.
“Kemi arritur që të kemi regjistra kombëtar ku thuhet se 10 diploma i ka tërhequr shefi.”- tha Rama
Një tjetër fakt për degjenerimin e universiteteve është edhe profesionalizmi i pedagogëve që shpesh nuk kanë nivelin e duhur. Një shembull që ka dhënë Rama është se në Elbasan janë 6 persona që kanë vetëm diplomën bachelor dhe janë punësuar si pedagogë në një universitet privat.