Mbyllet dosja e tragjedise se Otrantos 2 kapitenet pergjegjes te padenuar

Mbyllet dosja e tragjedise se Otrantos, 2 kapitenet pergjegjes te padenuar

Ditën e djeshme, Gjykata e Romës ka mbyllur çështjen e Otrantos. Në këtë tragjedi humbën jetën 81 qytetarë shqiptarë.  Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Tretë, është kundërshtuar nga familjarët e viktimave,të cilët për vite kanë kërkuar nga drejtësia dënimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.

 

Gjykata nuk ka dhënë asnjë dënim për dy kapitenët e anijes, Fabrizio Laudadio, kapiten i anijes ushtarake italiane “Sibila” dhe Namik Xhaferri, kapiten i “Kateri i Radës”, ku kjo e fundit u mbyt më 28 mars, të vitit 1997. Tragjedia ndodhi në 28 mars të vitit të trazirave të 1997-ës, kur anija me rreth 115 persona në bord u nis drejt bregdetit italian për një jetë më të mirë, por gjithçka për ta do të përfundonte me mbytjen në kanalin e Otrantos.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama