Mbyllet festa kuqezi lojtaret darkojne me Ramen (VIDEO)

Mbyllet festa kuqezi, lojtarët darkojnë me Ramën (VIDEO)

Futbollistët e kombëtares shqiptare priten si heronj përmes një ceremonie shtetërore që nis në Rinas dhe perfundon me një pritje të Kryeministrit Rama.

Untitled-1

ORE PAS ORE

19:18 Futbollistët e Kombëtares largohen nga "Fun Zone" nën duartrokitjet e tifozëve. Në mbrëmje ata do të darkojnë me Kryeministrin Edi Rama.

19:00 Futbollistët e Kombëtares festojnë me tifozët në 'Fun Zone'. Në sheshin 'Nënë Tereza' këndohet himni i flamurit. Trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi provon të këndojë live himnin.

18: 45 Pas mbylljes së fjalimit të kreut të qeverisë, Edi Rama, të mbajtur në ambientet e Kryeministrisë, futbollistët e Kombëtares dhe kreu i qeverisë bënë edhe një foto zyrtare jashtë godinës qeveritare.

Untitled-18

Ora 18:25 Kryeministri Edi Rama mban fjalimin për pritjen e Kombëtares. Ai falënderoi trajnerin Xhani De Biazi dhe futbollistët për paraqitjen që bënë në finalet e Europianit. "Ajo që ju keni dhënë në këtë Europian për Shqipërinë dhe shqiptarët, shkon shumë përtej futbollit.

Untitled-16

Edhe pse e di shumë mirë se asnjëri prej jush nuk do të jetë i qetë, nga ajo që morët. E di mirë që filmi i ndeshjeve kthehet dhe rikthehet në mendjet e secilit prej jush, që nga minutat e ngarkuara me Zvicrën, te dy rastet vetëm me portierit, te fundi i pamëshirshëm te ndeshja me Francë, dhe te ai dreq goli i dytë, apo tek barazimi i Portugalisë që na preu krahët.

Por pas eliminimit, kush nga ju e kush nga ne nuk do ta kishte pranuar me gëzimin më të madh këtë film. Madje, më falni, por që të jem i sinqertë, shyqyr që nuk e parashikuam më parë këtë pjesëmarrje se kush e di se sa më e lartë do të ishte premioja që do të na kishit marrë para se të shkonit në Francë.

Prandaj djema, asnjë pishman pse u kthyet sot për një gol diferencë, por për një krenar që i dhatë kombit tonë, shtetit, mbarë popullit me këtë skuadër që dukej mes të barabartësh. Kjo skuadër është gati për të përballuar skuadra shumë të vështira në botëror.

Faleminderit Xhani, ti je një "axurr" i vërtetë kur hyn në fushë për të mos marrë gol dhe një kuqezi i vërtetë.

Krijove një skuadër të vërtetë dhe e bërë skuadrën tonë një histori suksesi që është një shembull frymëzues se çfarë mund të bëjmë ne nëse gjejmë brenda nesh forcën dhe fuqinë për t'u ringritur sëbashkur kur rrëzohemi".

Ora 18: 16 Trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi mban një fjalim përshëndetës në Kryeministri: "Tani e gjithë bota sportive ka filluar të na marri në konsidetatë.

Untitled-13

Ajo çka është më shumë e rëndësishme është ajo që katë djemë kanë bërë. Unë i jam kthyer shpesh herë shembullit të Skënderbeut, jo se unë dhe Duka i afrohemi atij, por historia është edhe shembull frymëzimi, por kur ai përmend atë shembullin e shkopinjve që nuk thyen të gjithë bashkë, kjo pra është forca e skuadrës sonë. Edhe tifozët luftuan për ne. Unë jam i bindur se ata i fituan të tri sfidat që ne bëmë...Unë shpresoj të rri akoma këtu për të vazhduar rrugën që kemi nisur."

Ora 18: 11 Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka mban një fjalim përshëndetës duke falënderuar kreun e qeverisë, futbollistët e Kombëtares dhe stafin.

"Falëminderit edhe për Xhani De Biazin. Ka tejkaluar kornizat e një trajneri. E falënderoj atë dhe të gjithë stafin e tij teknik. Çuna, ju falënderoj nga thellësia e zemrës, që na bëtë pjesë të këtyre emocioneve të paharruara.

Ju me punën dhe sakrificën tuaj, ndoshta meritonit më shumë. Na dhuruat tri ndeshje spektakolare në Francë. Na dhuruat një fitore në ndeshjen e fundit që për mua nuk duhet të ishte e fundit. Kemi shumë besim te ju dhe ju duam shumë. Falëminderit.

Do të doja të falënderoja mediat shqiptare dhe të huaja për atë që kanë bërë për Kombëtaren shqiptare, e kanë pasqyruar me korrektësi dhe dashamirësi. Një falënderim shumë i madhe edhe për tifozët. Ata janë të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Ora 18:05 Ministrja Lindita Nikolla mban një fjalim në ambientet brendshme të Kryeministrisë duke përshëndetur ekipin.

Më pas fjalën e mori Ismet Bellova: "Në tri ndeshjet e Francës, si në Lens, si në Marsejë, jam përlotur dhe këto lot shyqyr që janë lot gëzimi. Na keni bërë jo vetëm krenar, por na keni nderuar.

Na keni dhënë diçka që na ka munguar për vite të tëra. Dikur po në këtë zyrë, udhëheqësi i asaj kohe nga ngriti problemi pse nuk ka entuziazëm në stadiumet tona, pse nuk këndohet himni kombëtar. Dhe një specialist i joni, mori kurajën dhe i tha: Kush ta këndojë himnin e flamurit, ai në shkollë nuk mësohet. Ndërsa ju na bëtë që me bluzat tuaja të bukura të ndezim stadiumet e Francës. Faleminderit shumë çuna, qofshi për herë të lumtur dhe çfarë t'ju dojë zemra. Falëminderit!".

Ora 18:00 Futbollistët e Kombëtares mbërritën pranë ambienteve të Kryeministrisë. Kreu i qeverisë priti në ambientet e jashtme lojtarët dhe stafin e ekipit.

17: 45 Grupi i gatshëm që i ka shoqëruar futbollistët e Kombëtares gjatë rrugëtimit të tyre ka shkrepur edhe një foto me kuqezinjtë pranë ambienteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Untitled-8

Pas këtij çasti futbollistët kanë bërë edhe një foto zyrtare me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Më pas lojtarët kanë hipur në autobusin pranë ambienteve të ministrisë për t'u nisur drejt Kryeministrisë.

Ora 17: 20 Kuqezinjtë nuk i shpëtojnë procesit të aplikimit duke bërë foton e radhës dhe lënien e shenjave të gishtërinjve. Pas aplikimit ata do t'i drejtohen ambienteve të Kryeministrisë ku do të priten nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Untitled-6

Ora 17: 10 Futbollistët dhe stafi i Kombëtares aplikojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për pasaportat diplomatike. I pari firmos Lorik Cana dhe më pas trajneri Xhani De Biazi.

Untitled-3

Ora 17:00 Bushati fjalim në Ministrinë e Jashtme: Nuk ka fjalë që përshkruajnë krenarinë që ndjemë tek sa ju pamë në fushë. Djema, rrugëtimi juaj drejt Francës ka qenë edhe rrugëtimi i shqiptarëve. Ju arritët të bëni atë që politika e ka ende tabu, përfaqësimin e denjë të gjithë shqiptarëve.

Untitled-2

Diplomacia ka shumë fytyra, por ajo mund të ushtrohet fare mirë përmes sportit. Ju dëshmuat se jeni ambasadorët tanë në botë. Në këtë kontest dëshiroj t'ju falënderoj. Në fund, dëshiroj t'ju them se ju nuk ishit vetëm dhe nuk do të jeni vetëm. Pas jush vjen një shqiptari e tërë. Ftoj Lorikun për të thënë edhe ai dy fjalë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lorik Cana: Falënderoj së pari edhe zotin ministër për mikpritjen, për fjalët e zgjedhura dhe për ngrohtësinë edhe të gjithë njerëzve që na kanë pritur... Si shumë lojtarë të tjerë, jemi rritur jashtë, në Francë, Gjermani, Angli dhe të gjithë kemi marrë mesazhe urimi dhe mbi të gjitha ajo që na ka bërë krenar më së shumti përveç lojës janë njerëzit që kanë qenë me ne.

Ora: 16:57 Futbollistët e Kombëtares mbërrijnë në Ministrinë e Jashtme. Ministri Ditmir Bushati pret ekipin në ambientet e jashtme të ministrisë.

Ora 16:40 "Besoj që qyteti i Tiranës meriton tu japë një duartrokitje djemve të kombëtares që na bënë krenarë dhe për ne janë fitues. Rrallë i jepet mundësia një Kryetari Bashkie të qytetit të rreshtohet krah kombëtares më të mirë që ka pasur Shqipëria në të gjitha kohërat. Fitoren më të madhe e kemi si shqiptarë kudo që jemi, për të mundur një mentalitet i cili thotë që ne nuk ia dalim, dështojmë, nuk dimë të organizohemi. Kur jemi bashkë mund të fitojmë çdo betejë", tha Veliaj, para se t'i dorëzonte "çelësin e qytetit" Lorik Canës.

CELSI-TIRANES-KOMBETARJA-1-640x355

"Përshëndetje të gjithëve. Përveç faktit që është nxehtë, ju jemi edhe më shumë mirënjohës, ju falënderoj në emër të ekipit për mbështetjen dhe gjithashtu për pritjen. Sigurisht që kemi një atdhe dhe patjetër që Tirana është kryeqendra e saj. E ndjejmë veten si në shtëpinë tonë, shpresojmë të vazhdojmë më tej", tha Cana.

Para tifozëve foli edhe trajneri De Biazi. "Kërkoj falje që nuk di të flas ende në shqip", tha ai. "Shembulli i këtyre djemve është i rëndësishëm për të rinj që duan të ardhme ndryshe. Urime për të gjithë shqiptarët për një të ardhme më të mirë".

Ora 16.38 Kryebashkiaku Veliaj pret para Bashkisë së Tiranës të gjithë ekipin, për të organizuar ceremoninë e dorëzimit të çelësit të qytetit. Edhe në këtë rast, janë rezervuar nderimet më të lara, me tapet të kuq dhe bandë frymore.

Ora 16:35 Me qindra tifozë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit që të përshëndetin kuqezinjtë pavarësisht temperaturave të larta.

Autobusi

Ora 16:05 Ekipi niset me autobus të hapur drejt Tiranës.

13528821_410765282427405_577153008309750806_n

13508886_1151354711570895_4114916187034374232_n

Ora 15:40 Avioni që solli kombëtaren shqiptare ka zbritur në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas. Për t'i pritur ka dalë Kryeministri Edi Rama, bashkë me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, të cilët kanë takuar një e nga një të gjithë kuqezinjtë. Kuqezinjtë janë pritur në aeroport me roje ushtarake dhe bandë frymore, një nderim që zakonisht u rezervohet personaliteteve më të larta shtetërore që vizitojnë vendin tonë.

13501852_953487224749201_936491454667894724_n

Ora 12:00 Avioni që do të sjellë kuqezinjtë është nisur nga aeroporti i Lanionit.

13516503_1096037990466810_4235399469178766317_n

Ora 11:20 Futbollistët kanë takuar me radhë miqësisht në aeroport jo vetëm punëtorët e hotelit ku kanë qëndruar gjatë dy javëve të fundit, por edhe zyrtarët e pushtetit lokal dhe forcat e sigurisë të cilët i kanë shoqëruar gjatë ditëve të qëndrimit francez.

Me plis në kokë, kuqezinjtë kanë hipur në avion për t'u nisur drejt kryeqytetit shqiptar ku i pret një festë madhështore nga tifozët shqiptarë.

Ora 10:30 Kuqezinjtë janë larguar nga hoteli në drejtim të aeroportit të Lanionit

AXHENDA, SIPAS KRYEMINISTRISË:

Mbërritja në aeroporti "Nënë Tereza": 15:30

Avioni i kombetares pritet te mberrije ne Rinas rreth ores 15.00. Ne aeroport, kombetarja do te pritet nga Kryeministri Rama me te gjitha nderimet ushtarake dhe rojen e nderit. Ceremonia e pritjes në aeroportin "Nënë Tereza": 15:45.

Ceremoniali i dhënies së "Çelësit të qytetit" Bashkia Tirane: 16:15­ 16:30

Me pas, skuadra e konbetares do te spostohet me nje autobuz te hapur drejt Tiranes ku ndalesa e pare do te jete perpara Bashkise se Tiranes. Pikerisht aty, Kryetari i Bashkise Erion Veliaj do t'u jape djemve te kombetares simbolin e Tiranes, celesin e qytetit.

Ministria e Punëve të Jashtme aplikimi për pasaportën diplomatike: 16:40­ 17:10

Ndalesa e dyte per kombetaren do te jete Ministria e Puneve te Jashtme, ku Ministri Bushati do te prese skuadren e kombetares, te cilet do te bejne edhe aplikimin per pasaporten diplomatike, premtim ky i Kryeministrit Rama.

Kryeministri (COD), pritje nga Kryeministri: 17:15­ 18:10

Ndalesa e trete do te jete ne Kryeministri, ku shefi i qeverise do te prese zyrtarisht skuadren e kombetares dhe ku te ftuar do te jene edhe futbollistet me te shquar kuqezi nder vite.

Fan Zone, koncerti festiv: 18:20­ 19:50

Etapa tjeter do te jete sheshi Nene Tereza, pikerisht Fun Zone nga ku qytetaret e Tiranes ndoqen me emocion ndeshjet e kombetares. Ne Fun Zone do te kete nje koncert madheshtor me DJ dhe kengetare te njohur, nderkohe qe djemte e kombetares do te kene mundesine t'i flasin sportdashesve shqiptare nga nje skene e ngritur posacerisht per kete dite.

Ne mbremje, Kryeministri Rama do te shtroje nje darke ne nder te ekipit kuqezi, ku do te marrin pjese personalitete te larta te shtetit shqiptar dhe te Kosoves.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama