Të humbësh fluturimin nuk është asnjëherë eksperiencë e bukur, por të jesh i gatshëm të futesh në valixhe vetëm e vetëm që të nisësh udhëtimin duket e tepërt. Kjo i ka ndodhur Edward Hall, 24-vjeçarit ekonomist, i cili ka përfunduar në faqet e para të revistave amerikane. Djali duhet të udhëtonte nga New Yorku në San Francisko, por u kujtua shumë vonë që kishte lënë në shtëpi dokumentin e identifikimit dhe agjenti i aeroportit nuk pranoi që të kalonte pa këtë dokument.
Në këtë moment, Edward ka kërkuar të hynte në valixhe dhe agjenti ta linte të kalonte me valixhet e tjera. Pas refuzimit të agjentit, Hall ka hipur me forcë në shiritin ku lëvizin valixhet për të kaluar bashkë me to drejt avionit. 20 minuta më vonë ai është ndaluar nga policia.
“Doja vetëm të mos humbja fluturimin”, u tha Edward policëve.