Mbyllet panairi i librit me 650.000 libra te shitur

Mbyllet panairi i librit, me 650.000 libra te shitur
Numri i vizitorëve në panairin ndërkombëtar të librit 'Tirana 2012" pritet që të ketë qenë deri në 100.000 persona në ditë, ndërsa numri i titujve të shitur rreth 650.000 copë. Këto shifra bën të ditur kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, në një intervistë televizive, nisur nga sondazhet gjatë këtyre ditëve.

Sipas tij, një kërkesë të lartë gjatë panairit ka pasur për librat, të cilët i kushtoheshin tematikave historike, që lidhen me 100-Vjetorin e Pavarësisë. Panairi, i cili u çel më 14 nëntor, mbylli dyert e tij sot në mbrëmje. Në të ekspozuan botimet mbi 100 shtëpi botuese me rreth 60.000 tituj, 1500 prej të cilëve botime të reja.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama