Pritet që sot Instituti i Statistikave (INSTAT) të deklarojë zyrtarisht mbylljen e regjistrimit të popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Ligji i njohur me emrin Census u vu në zbatim përgjatë gjithë muajit tetor, me qëllim marrjen e të dhënave të sakta për numrin e banorëve. Procesi nisi më 1 tetor dhe ishte planifikuar të zgjaste tre javë. Për shkak të mos regjistrimit të gjithë shtetasve, procesi u shty edhe një javë tjetër arit. Qëllimi i Censusit sipas INSTAT është të jap një përshkrim të detajuar të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri. Sa njerëz banojnë në Shqipëri sot dhe si jetojnë ata, për çfarë shërbimesh kanë nevojë ata, dhe shumë aspekte të tjera të shoqërisë.
“Të dhënat e Censusit do të sigurojnë këtë informacion dhe do të ndihmojnë autoritetet përgjegjëse të planifikojnë mbi baza reale dhe të hartojnë politika për nevojat konkrete në fushat e shëndetësisë, edukimit, punësimit, infrastrukturës etj. Për më tepër të dhënat e Censusit mundësojnë krahasimin midis qyteteve dhe zonave kështu që institucionet ndërkombëtare dhe shqiptare mund të ndjekin me lehtësi zhvillimet dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre më me saktës”, thuhet në materialin sqarues të ISNTAT për këtë proces.
Pas përpunimit të të dhënave pritet që të dalë dhe një raport mbi gjetjet kryesore të këtij procesi në gjithë vendin.