Studimi është publikuar në Sunday Telegraph dhe bie në kontrast me përfundimet e nxjerra nga Wreck Inquiry, ku mbështetet fakti se timonieri kishte prerë menjëherë timonin sapo vuri re ajsbergun. Studimi i ri bazohet në dëshmitë e Fredrick Fleet, marinarit që dha alarmin dhe Robert Hitchens, marinarit që manovroi timonin. Sipas studimit rezulton fatale pavendosmëria e William Murdoch, kapitenit të parë të Titanikut, që ishte në krye të detyrës në momentin e tragjedisë. Titaniku u fundos në prill të vitit 1912. Bilanci numëron plot 1.496 persona ë vdekur, mes tyre shumica pasagjerë por edhe pjesëtarë të ekuipazhit.