McLaren konfirmon prodhimin e MP4-12C por vetem 30 do te prodhohen

McLaren konfirmon prodhimin e MP4-12C, por vetëm 30 do të prodhohen

Kur McLaren zbuloi MP4-12C Can-Am Edition, kompania tha se ky verzion unik ishte vetëm një koncept i super-makinës. Por megjithatë, kompania ka vendosur të prodhojë këto supermakina, por me një numër të kufizuar; vetëm 30 do të prodhohen. Më mirë se hiç, apo jo?

 McLaren konfirmon prodhimin e MP4 12C, por vetëm 30 do të prodhohen

Emëruar pas Kupës të Sfidave Amerikano-Kanadeze, edicioni Can-Am do të jetë verzioni garues i MP4-12C. Pra modeli bazë do të jetë MP4-12C, kurse modeli për gara do të jetë Can-Am Edition. Por Can-Am Edition nuk ka më shumë veç se 13 kuaj-fuqi më shumë se modeli bazë, që ka vetëm 617 kuaj-fuqi.

Një trup të mbuluar me fibër karboni (për të lehtësuar peshën e makinës), gomat garuese Pirelli, si dhe një motor të ‘etur’ për fuqi, e bëjnë McLaren MP4-12C Can-Am Edition një bishë të trembshme në rrugë.

Por edhe pse kjo është një makinë serioze, shanset janë se nuk do të jetë legale nëpër rrugët e shumë shteteve, dhe në fund të fundit, mund të të mbetet vetëm për gara.

Një nga këto 30 MP4-12C Can-Am Editions do të kushtojë diku rreth $569.000, dhe shpërndarjet do të fillojnë në Mars të 2013-s. /Tech.Al/


http://www.tech.al/mclaren-konfirmon-prodhimin-e-mp4-12c-por-vetem-30-do-te-prodhohen/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama