Me 20 dhe 21 ne Teatrin Petro Marko; Festivali Tipologjik i Iso Polifonise

1034TIRANË 16 Nëntor/ATSH-Megi Zonja/.- Qendra Kulturore e Veprimtarive Folklorike Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë, organizojne me 20 dhe 21 ne Teatrin "Petro Marko" ne Vlore, Festivalin Tipologjik Kombëtar të Iso Polifonisë.

Sipas burimeve nga Ministria e Kuktures , ky aktivitet organizohet , me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së Iso-Polifonisë si "Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit", mbrojtur nga "UNESCO".

"Iso-polifonia" jonë popullore, kjo dukuri e jashtëzakonshme e të konceptuarit dhe e komunikimit njerëzor është vendosur në vendin që meriton, në listën e madhe të kryeveprave të botës shpirtërore të njerëzimit"

Në këtë ditë "Iso-polifonia popullore shqiptare" hyn në listën e "Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit" mbrojtur nga UNESCO. Ky fakt u kumtua ne ate kohe në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama