Me Google Flights me ne fund mund te fluturosh

Me Google Flights, me ne fund mund te fluturosh
Duhet thënë se është folur shumë për Google Flights, por në praktikë ende është shfrytëzuar shumë pak ky shërbim novator i “agjencisë së udhëtimeve 2.0” që ofrohet nga Mountain View. Të paktën deri më tani duke parë që kolosi amerikan ka kaluar nga një shërbim i thjeshtë i dedikuar informacioneve mbi fluturimet në një kapacitet për të prenotuar fluturime me çmime të përshtatshme. Natyrisht që shfrytëzohet motori i kërkimit i Google duke kompletuar dhe kënaqur përdoruesit e thjeshtë me çmime precize.

Google Flights ka debutuar në muajin shtator, duke furnizuar me informacione mbi fluturimet aktualisht vetëm tregun amerikan për të konkurruar Bing të Microsoft që ka kryer përparime në këtë drejtim prej shumë kohësh. Teknologjitë dhe programi duhet thënë se nuk janë krijuar nga zero, por janë blerë për një shifër prej 700 milionë dollarësh që kanë çuar në realizmin e ITA Software. Aktualisht programi është i përdorshëm në 11 gjuhë dhe flitet se do të jetë gjithnjë në rrugë zhvillimi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama