Me Mire te Kujtosh te Bukuren


Të mori malli për mua një ditë në paqe?
Ah, lëre mallin e varfër të qetë!
Të vjen në mend në qytet ajo kafè
Ku hynin artistë e poetë.

Ti kishe këmbë të bukura shumë
Nga këmbët e tua poetët lajthitnin
S'do mend që lajthitja dhe unë
Si gjithë ata që të pritnin

Vërtet të mori malli për mua
Mos eja!....Lëre mallin të fjetur
Tani unë u plaka dhe kafet e vjetëra s'i dua më
Pastaj as e di se nga këmbët e tua ç'ka mbetur...


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama