Ne biseden e metejshme, kryefjale mbetet "fluturimi". Tregon fillimet e veta, ne vitin 1992, kur asnje nuk fluturonte. Gjithçka e ka mesuar ne Itali, me pas eshte hedhur nga Llogoraja. "Frika? Te gjithe kemi frike nga lartesite, por fluturimi s'ka te beje me te. Nuk eshte se t'i hidhesh dhe bie. Ti ke trajektoren tende. Ne momentin qe shkeputesh te duket se kalon nga nje çast mono, ne nje stereo".
Alket, e sheh Shqiperine nga lart. Si te presin kur ulesh?
Oh, ajo eshte pjesa me e bukur. Njihesh me shume njerez dhe ke reagime te ndryshme. Shume jane mikprites.
Cili qytet eshte me i bukur nga ajri dhe cili nga toka?
Qyteti me i bukur qe mendoj se nuk ka shume nevoje per koment eshte Korça. Une nuk jam nga ky qytet, jam nga Gjirokastra, po Korça ka nje urbanistike te ruajtur me se miri. Nuk eshte e prishur, nuk jane bere pallate. Ndersa per mikpritje eshte zona e Shkodres. Madje, nga ky qytet kam kujtimin me te bukur. Luhej ndeshja Dinamo - Vllaznia dhe une fluturoja mbi stadium me logon "Dinamo Kampion". Imagjino te fluturosh ne nje qytet qe e dashuron futbollin dhe qe skuadra e tij sapo ka humbur. Kthej koken me frike per te pare poshte me mendimin se po me shanin. Ne te vertete ata po duartrokisnin te gjithe. eshte kujtimi me i bukur qe kam.
Ka pasur raste incidentesh pergjate zhvillimit te aktiviteteve ku fluturon?
Patjeter. Madje, nje nga me qesharaket ka qene ne çeljen e sezonit turistik ne Vlore, kur zhvillohet edhe "Albania Open" me pjesemarrje te parashutisteve nga shume vende te Europes. Nje nga parashutistet ne vend qe te ulej ne vendin e rrethuar ku behej ulja, humbet kontrollin dhe shkon drejt nje lokali aty prane dhe me kembe godet nje person ne koke. Te gjithe vrapuam per aty dhe therrisnim: Doktori, doktori! "Une jam doktori", pergjigjet personi qe ishte goditur nga parashutisti. "Epo, - i thame, - doktor, sado te fshihesh, prape te gjetem". Ishte pikerisht doktori qe duhet te kujdesej per rastet e incidenteve.
Ndodhin shpesh incidente te tilla?
Fatmiresisht, ne Shqiperi nuk kemi pasur raste me vdekje. Por ne vende te tjera ku organizohen aktivitete edhe me te medha, normalisht qe ndodhin. Siç ndodhin aksidente ne toke, ndodhin edhe ne ajer.
Ke bere ndonjehere ndonje aksident?
Po, ne vitin 1994, kur zhvillohej Miss Albania, atehere kam bere aksidentin me te madh. Kam kater fraktura ne kolone.
Ne fluturim ke me teper frike per veten apo per te tjeret?
Ne fakt, e mban mendjen aty ne rastet e tilla. P.sh., ne Vlore shikoja nje serb qe ne vend te ulej brenda rrethit, shkoi drejt portit. E shikoja dhe thosha me vete: Kthehu, kthehu, por ai perfundoi ne det.
Per çfare mendon teksa fluturon... krijon poezi, degjon muzike?
Ne fluturim nuk lejohet te degjosh muzike. E kam bere ndonjehere, por ritmi i muzikes mund te te shperqendroje e te te çoje ne veprime te tjera. Nderkohe, ajo "poezi" qe me ka lindur ne menyre te heshtur, me beri qe te merrja aparatin fotografik me vete dhe te filloja fotografimet. Sepse ishte diçka qe duhej ndare. Shikoja gjithmone perendimin e diellit ne Llogora dhe thosha duhet fotografuar, ajo bluja e detit ishte e mrekullueshme.
Ke fotografuar shume gjera te bukura, po nga ato te "pabukurat" ka ne filmin e aparatit tend?
Ka, sigurisht. Ujerat e zeza qe perfundojne ne nje moçal. Kjo eshte per te ardhur keq.
Marredhenia qe ke me natyren te ka bere qe ta dashurosh apo ta urresh?
Fakti qe kam gjithe keto vite dhe qe jam vazhdimisht ne natyre dhe qe leviz gjithe kohen, do te thote qe une e dua ate. Ka ardhur nje moment qe nuk mund te jetoj pa natyren. Jam vazhdimisht ne kontakt me njerez ne rrethe. Bej telefonata me kryetaret e komunave per te mesuar kur fillon korrja e grurit, kur vjen autokombajna se dua ta fotografoj nga siper. Korrja e grurit eshte gjigante. Me kujtohet femijeria ime kur shkoja e mblidhja kalleza.
Si rrjedhoje, ke te njohur apo miq ne çdo vend te Shqiperise, apo jo?
Kjo eshte normale dhe eshte pjesa me e bukur. Njohje te reja, levizje, kjo te motivon pastaj.
Ke fotografuar Jugun dhe Veriun. Cili eshte imazhi me i bukur i shkrepur nga aparati yt?
Vendi yne ka nje simetri te perkryer. Kemi malet e verilindjes dhe malet e bregdetit ne jugperendim. Gjithashtu kemi Liqenin e Shkodres qe eshte paralel me liqenin e Ohrit. Pra, kemi dy diagonale qe jane pothuajse e njejta, liqen-liqen, mal-mal.
Shqiperia ka pjesen e Alpeve qe eshte e bukura dhe eshte perle. Kemi te vetmet male qe jane te perbera nga lugina dhe keto lugina jane te kalueshme nga njeriu. Ndersa pjesa e maleve te jugut nuk ka nevoje per komente.
Flet per nje Shqiperi te bukur. Ke frike nga ndonje gje?
Kam shume frike se ndertimet pa leje po e shkaterrojne.
Çfare ndodh?
Vjen "vellai" nga Amerika dhe shkon e nderton dy vila mu ne mes te fushes, pa asnje lidhje. Pastaj nisin ndertime te tjera varg. Kjo me tmerron dhe me ben te iki nga kjo bote jo i lumtur.
Cili nga vendet mendon se eshte me keq?
"Shkembi i Kavajes". Te isha ne vitet '90-te dhe te isha kryetar komune nuk do te kisha lejuar asnje ndertim, nuk do te kisha marre asnje qindarke. Ka pasur aq shume pisha, sa ne futeshim mes tyre dhe nderroheshim, ndersa tani nuk ka mbetur asgje.
Ç'mund te thuash per Divjaken?
Divjaka eshte e jashtezakonshme. Aty duhet zhvilluar nje turizem elitar. Divjaka eshte e papare. Ajo duhet te behet zone e mbrojtur dhe te behet per turizem ekologjik me shpend migrator. Ka vende te botes, ne te cilat paguajne nga 7000 euro vetem per te fotografuar pelikane.
Per te fluturuar eshte e rendesishme te kesh nje organizem te shendetshem?
Mjafton te kesh nje raport mjekesor dhe çdo kush mund te fluturoje.
Sa femra kane kerkuar te mesojne fluturimin?
Deri tani kater. Por femrat jane me inteligjente ne kete drejtim.
Ke fotografuar mitingjet. Cili ka pasur me shume njerez?
Mitingjet kane njerez. Por ne Shqiperi ka rezultuar nje gje qe eshte kryesore: gjithmone mitingu i pare ka pasur me shume njerez, pastaj bie numri.
Po punon per ndonje album tjeter?
Po realizoj te tretin, kam deshire ta nxjerr nga fundi i vitit, por nuk e di sa mund te realizohet.
Ka ndonje vend qe nuk e ke pare?
Po, padyshim, Shqiperia eshte e madhe.
Qenia vazhdimisht ne ajer, mos te ka lene beqar?
Une kam dy djem dhe jam i ndare nga gruaja dhe jetoj me vete. Normalisht nuk mund te jetohet me nje njeri qe eshte vazhdimisht ne ajer dhe ben nje te tille pune. Kushti i pare eshte qe duhet te ndahesh (qesh).