Me magnet ne tru per te treguar vetem te verteten

Me magnet ne tru per te treguar vetem te verteten
Ndërhyrjet magnetike në tru mund të bëjnë një njeri që të mos gënjejë kurrë. Të paktën kështu pretendojnë një grup shkencëtarësh nga Estonia. Ata kanë zbuluar se kur magnetët aplikohen në pjesën e djathtë ose të majtë të korteksit, kjo ju bën ju të tregoni të vërtetën, ose gënjeshtra, në varësi të cilës pjesë që stimulohet.

Në rast se ndërhyrja magnetike përqendrohet tek një pjesë tjetër e trurit, lobi parietal, vendimmarrja e personit mbetet e pandryshuar. Eksperimenti i bë tek disa persona, të cilët u stimuluan në tru me magnet e më pas pyeteshin për ngjyrat e një disku. Çuditërisht, ata që stimuloheshin në pjesën e majtë ishin të prirur të gënjenin, kurse ata që stimuloheshin në pjesën e djathtë ishin më të ndershëm. Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se ndërhyrjet e fuqishme me magnet në tru ndikojnë që një njeri të bëhet më pak i moralshëm.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama