Me merr ne enderr ne sfiden e Eurosong

Më merr në ëndërr në sfidën e Eurosong
Kënga shqiptare mban titullin "Më merr në ëndërr" dhe është një kompozim i Edmond Zhulalit me tekst të Agim Docit. Kënga e interpretuar në festivalin e 47 të këngës në RTSH doli fituese e këtij edicioni dhe si e tillë i lind dhe e drejta e përfaqësimit.Këtë vit, ashtu sikurse tashmë është traditë e kompeticionit më të rëndësishëm europian të muzikës, do të mbahet në vendin fitues të një viti më parë. Do të jetë moska ajo që do të mirpresë këngët më të mira europiane, për të kurorëzuar dhe këtë vit fituesen e sajë. Stafi përfaqësues i Shqipërisë ka udhëtuar drejt Moskës, për të marë pjesë në shoqrin e hedhur për radhën e interpretimit.

Këtë vit Kejsi Tolës I duhet të këndojë e 16 në radhë dhe në natën e dyrë gjysëmfinale, pasi vitin e kalur Shqipëria nuk arriti të kualifikohej në radhët e vendeve finaliste. Kështu interpretimi i Olta Bokës një vit më parë nuk arriti ta kalonte Shqipërinë direct në finale dhe për këtë Shqipëria këtë vit duhe të kalojë një sfidë më shumë, përmes emrave më të mëdhenj të muzikës europiane.Kompeticioni i këngës europiane i njohur në mbar botën si Europian Song Contest do të mbahet në vendin pritës dhe triumfues të një viti më parë në këtë festival, pra në Moskë. Kështu datat 12,!4 dhe 16 do të jenë netët e muzkes europiane, të cilat do të kurorëzojnë dhe fituesin e Eurosong për vitin 2009.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama