Të dhënat e studimit janë të bazuara në përcjelljen e vlerave të temperaturës trupore të një grupi të participantëve të moshave ndërmjet 50 dhe 60-vjeçare, të cilët kishin kufizuar marrjen e kalorive së paku për gjashtë vjet. Ndërkaq, është analizuar edhe grupi i kontrollit, i cili ka konsumuar ushqim të pasur me kalori.
Nga rezultatet e fituara është treguar se reduktimet e kalorive sjellin uljen e temperaturës trupore për 0.2 gradë Celsius.
Në studimet e mëparshme eksperimentale është treguar se kufizimi i marrjes së kalorive mund të dyfishojë ose të trefishojë jetëgjatësinë e disa organizmave të thjeshtë.