Me shkronja te medha

Me shkronja te medha
Si vegel propagandistike masive, flete-rrufeja u sanksionua pasi Enver Hoxha, ne fjalen e tij te 6 shkurtit 1967, dha porosine e mirenjohur: "Cilido pa frike dhe me shkronja te medha te shkruaje çfare mendon ai per punen dhe per njerezit" Si forme e komunikimit politik, flete-rrufeja ne Shqiperi u popullarizua ne vitet 1960, gjate fushates per revolucionarizimin e jetes se vendit. Ne parim, flete-rrufe mund te shkruante kushdo dhe ta afishonte ne vende te caktuara per kete qellim; me pas te quajtura "tabela te flete-rrufeve", te cilat i gjeje shpesh edhe ne vende publike anembane. Ideja e madhe pas ketij operacioni mediatik ishte se flete-rrufeja do t'u jepte ze te gjithe atyre qe deri atehere nuk kishin guxuar te thoshin fjalen e tyre; ne menyre qe keta ish te heshtur te kritikonin, te stigmatizonin dhe te akuzonin zakonisht kuadrot dhe administraten, intelektualet dhe gjithkend tjeter qe i vinte shkopinj ne rrota revolucionit.

Flete-rrufete jo vetem kerkonin te inkurajonin kritiken nga poshte-lart duke sherbyer si megafon per zerin e mases, por edhe ofronin nje mundesi, sado te studiuar, per t'i dhene spontanitet debatit politik. Si vegel propagandistike masive, flete-rrufeja u sanksionua pasi Enver Hoxha, ne fjalen e tij te 6 shkurtit 1967, "Revolucionarizimi i metejshem i partise dhe i pushtetit" (me pas te njohur zakonisht si "fjalimi i 6 shkurtit") dha porosine e mirenjohur qe "Cilido pa frike dhe me shkronja te medha te shkruaje çfare mendon ai per punen dhe per njerezit".

Kjo kerkese ose ftese ose leje u drejtohej te gjitheve ("cilido"), pa dallim klase, rangu dhe qendrimi politik, çka edhe ua hapte dyert e debatit publik masave te gjera, duke ua hequr privilegjin perkates profesionisteve te fjales; teksa ofronte garanci ose mbrojtje ndaj ndonje reagimi te mundshem hakmarres prej autoriteteve kunder te cilave do te leshoheshin kritikat ("pa frike"), çka ne thelb i çlironte kritikuesit nga pergjegjesia individuale per akuzat qe do te rreshtonin ne flete-rrufe, te verteta dhe te genjeshtra, me fakte, deshmi dhe insinuata te qena dhe te paqena; dhe duke u shpjeguar njerezve se mendimet nuk duhej t'i mbanin per vete, as t'i shprehnin vetem ne biseda ose gojarisht, por t'i shkruanin dhe t'i afishonin ne publik; dhe pikerisht mendimet "per punen" dhe "per njerezit", meqe ndertimi i socializmit dhe ndertimi i njeriut te ri nuk ishin veçse dy aspekte te te njejtit proces revolucionar themelor. E vetmja pjese disi enigmatike e thenies se njohur te Hoxhes mbetej ajo qe pershkruan drejtperdrejt karakteristikat grafike te flete-rrufese ("me shkronja te medha"); shkronjat e medha ne kete rast do te simbolizonin zerin e larte te mases; duke sherbyer madhesia e shkronjes si metafore per forcen e çelikte te atyre poshte.

Megjithate, analiza e krahasuar e fushates per revolucionarizimin te jetes se vendit ne Shqiperine e viteve 1960 dhe Revolucionit Kulturor ne Kinen e Maos (e cila i siguronte regjimit te Tiranes mbeshtetjen nderkombetare ekonomike dhe ideologjike aq te nevojshme per te mbijetuar) ndihmon per ta kuptuar me mire, nder te tjera, edhe dukurine e flete-rrufese si forme te propagandes revolucionare, te drejtuar veçanerisht kunder autoritetit tradicional. E kam fjalen pikerisht per dazibao-n qe perkthehet, tekstualisht "raport me shkronja te medha", nje vegel propagandistike e perdorur tradicionalisht ne politiken kineze, si mjet i komunikimit publik. Studiuesit e revolucionit kulturor ne Kine jane zakonisht te mendimit se Maoja i dha perparesi dazibao-s si arme ne luften politike, ngaqe ai kishte krijuar bindjen se mediat zyrtare, veçanerisht gazetat dhe radioja, ishin nen kontrollin e rivaleve te tij politike.

Ne Shqiperine totalitare ndonje krize e tille ne mediat zyrtare (konvencionale) nuk ekzistonte, meqe keto mbeteshin teresisht nen kontrollin e Hoxhes; ne nje kohe qe ketij te fundit i interesonte te luftonte rezistencen ideologjike dhe inercine rusofilike ne administraten publike dhe veçanerisht ne institucionet arsimore dhe kulturore, ku ndikimi rus i mbishtresohej tradites kulturore jokomuniste; qe ketej edhe fakti i njohur se, ndryshe nga ç'ndodhi ne Kine, flete-rrufete, ne Shqiperi, nuk shkrepen pothuajse kurre mbi borsalinat e funksionareve te larte te Partise dhe te Shtetit. Perkundrazi, kur ne vitet 1970 Hoxha e ndjeu nevojen qe te perdorte, per te luftuar rivalet dhe armiqte e vet reale ose te perfytyruar, ndikimin e tij mbi masat duke e anashkaluar aparatin administrativ partiak, ai iu fal nje forme tjeter te ngjashme me flete-rrufene: letrave nga populli, te cilat e lidhnin udheheqjen drejtperdrejt me bazen, por ndryshe nga flete-rrufeja, nuk ishin publike nga vete natyra e tyre, meqe letra udhetonte drejtperdrejt nga autori te udheheqesi (me ndonje ndalim te detyruar ne stacionet e censurimit), duke e qark-shkurtuar publikun; dhe gjithsesi nuk kishte shume te bente me komunikimin masiv dhe propaganden, perveçse kur mendohej, projektohej dhe ekzekutohej si operacion mediatik, duke u botuar ne Zerin e Popullit; por gjithnje nen kontrollin e zyres se shtypit dhe me miratim te udheheqjes partiake.

Ne te vertete, letra nga populli (nga baza, nga poshte) funksiononte me teper si raportet e informatoreve te rendomte, ose e korrespondenteve vullnetare te Sigurimit te Shtetit. Nuk ka dyshim se ne Shqiperi flete-rrufete, si mjet propagandistik dhe i dialogut "revolucionar", u ndikuan nga dazibao-t kineze dhe Revolucioni Kulturor ne Kine; sikurse trasheguan edhe elemente te rendesishme te gazetes se murit, nje mjet komunikimi i perpunuar dhe i persosur ne Rusine Sovjetike (stengazeta).

Nen shembullin sovjetik, gazeta muri gjeje kudo ne Shqiperi, por mjeti zakonisht perdorej per qellime informuese minore, ose per te afishuar krijime te ndryshme amatore letrare ose grafike (poezi, vizatime, etj.), ose njoftime te organizatave te masave - Bashkimeve Profesionale, Organizates se Gruas, Organizates se Pionierit. Kur nisen te afishohen ne Shqiperi flete-rrufete e para, keto u mbajten veç nga gazetat e murit; meqe ideja ishte qe te specializoheshin vetem ne nje funksion: te kritikes nga poshte ndaj dukurive sociale, politike dhe kulturore me interes te pergjithshem. Vete pergjigjja ndaj flete-rrufese perfaqesonte nje faze kyçe te procesit te dialogut; sepse vetem nepermjet pergjigjes do te behej e qarte se flete-rrufeja e kishte luajtur rolin e vet dhe mesazhi kishte mberritur ne destinacion.

Natyrisht, pergjigjet kishin zakonisht natyre autokritike: fajtoret e pranonin se kishin gabuar, falenderonin autoret e flete-rrufese per ndihmen dhe per kritiken, zotoheshin se çfare do te benin per te ndrequr gabimet ose permiresuar situaten, premtonin çfare duhej premtuar. Meqenese edhe flete-rrufete edhe pergjigjet afishoheshin ne te njejten tabele, publiku i ngeshem mund ta ndiqte dialogun sikur t'i zhvillohej para syve dhe te diskutonte per çeshtjet e trajtuara. Megjithate, publikun me shume e terhiqte konflikti mes paleve, si nje lloj spektakli gjysme real ne akuzat, gjysme i imagjinuar ne pasojat.

Dinamika e konsumimit te ketyre teksteve publike i ben edhe me unike ne llojin e vet, duke i shnderruar njekohesisht ne deshmi te vyera te komunikimit politik te kohes. Keshtu, nga pikepamja e komunikimit, teksti i flete-rrufese zakonisht perpilohej dhe nenshkruhej nga nje grup ose kolektiv, dhe i drejtohej nje individi; pergjigjen e jepte zakonisht nje person i vetem, qofte edhe kur e bente kete ne emer te kolektivit te kritikuar, duke iu drejtuar autoreve te flete-rrufese; por i gjithe ky shkembim kryhej per llogari te publikut qe do ta lexonte; çka i jepte vetvetiu karakter skenik, jo vetem per nga forma e shkembimeve, por edhe per rolet qe i jepnin vetes pjesemarresit - gjykatesit dhe te gjykuarit, ndeshkuesit dhe fajtoret, masa dhe individet, e keshtu me radhe.

Tabela e flete-rrufeve ishte edhe hapesira publike ku realizoheshin keto role, edhe pse te njejtat mund te mbijetonin dhe te zhvilloheshin pastaj me tej, ne hapesira te tjera; ne kuptimin qe nje person i identifikuar si "fajtor" nga nje flete-rrufe çfaredo do te mbetej i tille edhe ne mbledhjen e kolektivit ose te bllokut (ne lagje). Krijimi, riprodhimi dhe mirembajtja e roleve te tilla ishte nje funksion themelor i flete-rrufese.

Si mjet komunikimi masiv ne duart e propagandes totalitare, flete-rrufeja u gjallerua ne nje periudhe kur udheheqja e PPSh-se dhe vete Enver Hoxha po i jepnin rendesi te madhe kritikes dhe autokritikes, si forma thelbesore te komunikimit jo vetem brenda organizates-baze por edhe kudo gjetiu ne shoqerine shqiptare. Nese kritika si forme ligjerimore nuk perfaqesonte gje te re ne komunikimin publik, autokritika ishte me e veshtire per t'u adoptuar, meqe kerkonte nje lloj dyzimi te personalitetit te cilin jo te gjithe mund ta kryenin me lehtesi. Si rregull, autokritika nuk duhej vetem t'i pergjigjej kritikes, por edhe ta perdorte kete si platforme ose trampoline per te shkuar me tej; meqe askush me mire se personi vete nuk mund t'ia rrefente mases fajet, dyshimet dhe gabimet e kryera ose edhe thjesht te menduara.

Vezhguesve nuk do t'u shpetoje, ne kete kontekst, ngjashmeria e autokritikes sa me rrefimin te te krishteret (katoliket dhe ortodokset, si pjese e sakramentit te pendeses), ashtu edhe me pranimin e fajit nga nje i pandehur ne hetuesi ose ne sallen e gjyqit.
Njelloj si per doktrinen e krishtere, edhe per komunistet rrefimi autokritik ishte me teper pjese themelore e edukimit politik, sesa ritual i pastrimit te mendjes nga "lakrat".

Sikurse te te krishteret rrefimi nuk i behet priftit, por Krishtit, me priftin si "deshmitar" te aktit, edhe autokritika komuniste i drejtohej, ne thelb, nje autoriteti te eperm - me te pranishmeve ne salle ne rolin e deshmitarit ose te ndermjetesit. Jo rastesisht Enver Hoxha, ne Plenume ose mbledhje te Byrose Politike, i ftonte gjithnje te akuzuarit per gabime te ndryshme politike qe "te thelloheshin" dhe "t'ia hapnin zemren Partise", per t'i rrefyer mekatet e tyre ne hollesi. Rendesi kishte, veç te tjerash, qe ta ulje individin si kategori sociale ne gjunje para pushtetit, ne sy te mases.

Brenda hapesires simbolike te tabeles se flete-rrufeve, kjo dinamike materializohej vetvetiu ne flete-rrufene si instrument te kritikes, dhe pergjigjen si instrument te autokritikes; ne nje kohe qe masa e publikut duhej ta konsumonte dialogun dhe gradualisht te mesohej me idene qe komunikimi publik nyjetohej normalisht sipas kesaj dialektike te kritikes dhe te autokritikes, e cila levizte lirisht nga modeli ne thelb beninj i sakramentit te krishtere, ne modelin tjeter, malinj, te linçimit publik. Rrefimi i fajit, si moment kyç i autokritikes, i permbante te dyja alternativat.

I gjithe ky teater u krijonte njerezve edhe iluzionin se komunikimi publik mund te nismohej edhe vetvetiu e nga poshte, nga masa; kunder autoritetit dhe burokracise lart - çka i vlente veçanerisht klikes ne krye, ne rrethanat kur duhej perfunduar levizja e madhe revolucionarizuese e jetes se vendit, qe drejtohej para se gjithash kunder strukturave sociale te trasheguara, tradites jokomuniste dhe inercise kulturore. Kesisoj, nje tjeter rol themelor i flete-rrufese, se paku ne Shqiperi, kishte te bente me ndermjetesimin e vijes politike te vendosur ne koke te Partise dhe te Pushtetit, duke e paraqitur si vije te masave, ose te mbeshtetur ne vullnetin e popullit ne baze.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama