Me shtetin u shlyem me Kanunin jo

Me shtetin u shlyem, me Kanunin jo
Ne blogjet e pafundme te internetit, aty ku fantazia, liria e shprehjes dhe demokracia e mendimit kane gjetur prej kohesh parajsen, gjendet nje fraze e tille, e postuar para dy ditesh: Nje popull i verber qe drejtohet nga nje qorr. Do te ishte shume e thjeshte dhe reduktive qe me “popull te verber” te kuptonim te gjithe shqiptaret dhe me “qorr” vetem kryeministrin Berisha. eshte dhe s’eshte keshtu. Ose e thene ndryshe, verberia shtrihet mesa duket shume pertej njeriut dhe asaj qe ai ben ose nuk ben.

Mjafton t’i hedhesh nje sy fenomenit te dhimbshem te gjakmarrjes, kesaj plage qe kurre s’u sherua ne 20 vjetet e fundit, per te kuptuar se kemi deshtuar te gjithe. Majtas dhe djathtas, demokrate dhe socialiste, qeveri te reja dhe ato te vjetrat, kur shteti nuk shtrihej pertej kodrave te Saukut. Gjakmarrja eshte falimentimi theres i çdo vlere dhe standarti qe duhej te na lidhte me boten e qyteteruar. Kjo semundje malinje ka ngulur sot e gjithe diten ligjin e saj te ashper mbi mijera jete njerezish, ka vrare po kaq dhe kercenon te medhenj e te vegjel, gra e femije, pa asnje kod dhe moral, paçka se kemi nisur te enderrojme shume seriozisht per te hyre ne Europe. Gjakmarrja ka devijuar tashme nga kodi i saj i vjeter, i cili percaktonte sesi duhej ndjekur

Gjakmarrja eshte nje atavizem. Si te tille e kemi trajtuar ne kete numer te revistes, ku permes shifrave, shembujve konkrete dhe rrefimit te jetes se perditshme te aktoreve te heshtur te kesaj drame, jemi munduar te kapim jo vetem permasen e fenomenit, jo vetem tabanin social qe e ushqen ate, jo vetem tragjedite qe ka shkaktuar nder vite, por edhe perspektiven e (mos)sherimit te kesaj semundjeje mesjetare qe mbijeton ende ne boten e celulareve dhe internetit.

Shqiperia ka ndryshuar jo pak ne dy dekadat e fundit. Ajo s’eshte me vendi i shkeeljes brutale te te drejtave te njeriut, i dhunimit te lirise se shprehjes dhe levizjes se lire te shtetasve. Vendi yne ka sot nje fytyre tjeter, natyrisht me te mire sesa ajo e dikurshme, megjithese plot probleme te medha dhe te vogla qe mbeten pezull. Gjakmarrja eshte nje fenomen i rikthyer ne shoqerine shqiptare. Si i tille, ajo eshte nje fenomen atipik. Pra qe u zhduk per gjysem shekulli, per te ringritur krye me dhune pas nderrimit te sistemit.

Marrja e gjakut, aq bukur e me force e pershkruar nga Kadareja tek “Prilli i thyer”, eshte sot prova materiale e nje shteti te dobet, pa autoritet dhe mbi te gjitha, pa deshiren per ta bere me te mire kete vend per banoret e tij. Ne nje veshtrim logjik, gjakmarrja eshte lenda qe mbush vakumin qe le pas mungesa e shtetit. Ligji zevendesohet me Kanunin, punonjesi i policise me hasmin qe qendron pas dritares, hija e rende e shtetit me kodin e gjakut. Nje dorezim pa kushte perballe antishtetit, nje kapitullim i gjithe asaj ngrehine te bukur qe politikanet ne Tirane e permendin vend e pa vend, e qe quhet “shtet ligjor”.

Titulli i mesiperm duket i pakuptimte, nese e shkepusim nga konteksti i ketij shkrimi. Levizja e lire e njerezve ka njohur keto njezet vjet nje liri (anarshi, me sakte) te plote. Kushdo qe ka dashur, ka lene shtepine e tij te vjeter ne fshat, lopet, delet dhe dhite, aren e lene djerre dhe ka zbritur zonat fushore e bregdetare. E gjitha kjo ne emer te nje lirie e cila shfaqet ne gjendjen e saj te eger, natyrore.

Por mesa duket, paralelisht me lirine per te levizur, per te ndertuar ku te mundet e per te bere ç’i ka dashur qejfi, shqiptari paska “rrokur” edhe lirine per te vrare ne emer te kodit te vjeter te gjakut. Ky devijim i rrezikshem nga ideali i shtetit te se drejtes eshte nje anomali tipike e demokracise tone, ku ka gjysem-standarte, gjysem-institucione dhe çerek-vullnete politike. Ne kete xhungel te harreses gjen hapesire dhe rritet nje fenomen qe sot mban ne armiqesi ne keto dy dekada rreth 9800 familje, qe ka vrare deri tani 5603 veta dhe qe ndan nga jeta e perditshme femije, te rinj, gra, pleq, te semure e te shendoshe.

Na duhet nje vize brenda Shqiperise, para vizes plot vezullime te Bashkimit Europian. Na duhet, per kete qellim, nje shkundje e klases drejtuese ne vend, qe te mos i shohe keta dhjetera mijera njerez si te “semure terminale”, si kavie te nje eksperimenti barbar qe zhvillohet ne kufijte e mbyllur te nje dhome a shtepie, diku ne nje brinje mali.

Nese politika do te vazhdoje te beje indiferenten, te beje sikur nuk sheh dhe nuk degjon, ajo shtepia buze Lanes, sa kalon bllokun Vasil Shanto, do te vazhdoje te rrije serish aty, me nje plake dhe disa niper brenda, te ngujuar nga frika e hasmit ne mes te kryeqytetit. Ajo shtepi, e vetmja qe mbeti kur u prishen ndertime ne Lane, eshte monumenti i pazotesise se nje shteti, i cili pranon me mire t’i krijoje me mire nje “strehe” te ngujuarve te gjakmarrjes, sesa te godase dhe te eleminoje vete fenomenin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama